100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të mëtejshëm në menaxhimin aktiv të pasurive në administrim.

Gjatë periudhës janar–qershor 2025, të ardhurat nga qiratë kapën vlerën totale prej rreth 100.4 milionë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo shifër ishte 58.4 milionë lekë. Kjo përkthehet në një rritje prej 71.7% krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat tregojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje përgjatë gjithë periudhës janar–qershor 2025. Në të gjashtë muajt e analizuar, të ardhurat e këtij viti kanë qenë dukshëm më të larta se në të njëjtët muaj të vitit 2024.

100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të

Muaji mars 2025 ka shënuar rritjen më të lartë mujore, me të ardhura 153% më të larta krahasuar me marsin 2024 (nga 7.7 milionë në 19.5 milionë lekë). Edhe janari, shkurti dhe qershori kanë shfaqur rritje të ndjeshme me mesatarisht 80% më shumë.

Kjo performancë tregon për një menaxhim më efektiv të pasurive shtetërore nën administrimin e AAPSK-së, me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat publike, si edhe përdorimin e këtyre të ardhurave për rritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, si edhe në funksion të fuqizimit të komuniteteve. /E.T

Të fundit

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai...

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Lajme të tjera

Web TV