Krim mjedisor/ Ujërat e zeza derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm, deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar me anë të një video në rrjete sociale derdhjen e ujërave të zeza, në Liqenin Artificial në Tiranë.

Socialisti shprehet se ky krim mjedisor, duhet të ndalet menjëherë dhe shton më tej se kjo evidentohet edhe për shkak të aromës së rëndë që ndihet në zonë.

“Derdhja e ujërave të zeza në liqen është krim mjedisor, mjafton të lëvizësh në këtë anën e liqenit që kufizuar me liqenin e thatë dhe zonën rreth e qark për të kuptuar thjesht nga aromat se sa ujëra të zeza po derdhen në liqen. Duhet ndalur. Kjo është e vetmja hapësirë ujore brenda parkut dhe brenda gjithë Tiranës”, dëgjohet të thotë Braçe në video.

Krahas videos, deputeti shkruan se: “DERDHJA E UJRAVE TË ZEZA NË LIQEN NGA ZONA E LIQENIT TË THATË – mbi të dhe anash tij në drejtim të Kopshtit Zoologjik, ËSHTË EVIDENTE, TË ÇAJNË HUNDET, VEÇANËRISHT PAS NJË PERIUDHE TË GJATË TË NXEHTË DHE PA RRESHJE. NUK KA DHUNIM MË TË RËNDË TË HAPËSIRËS PUBLIKE, NË KUFIJTË E NJË KRIMI MJEDISOR! DUHET TË NDAAAAAALUUUUUUR!”./e.t

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV