Kreu i PD Sali Berisha, po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Fondacioni i Partive Popullore Europiane – Martens Centre dhe Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD) i Partisë Demokratike, “The Ëestern Balkans Paradigm”.
Në fjalën e tij Berisha bëri një rezyme të situatës në të cilin ndodhet vendi momentalisht, ndërsa shtoi se Shqipëria hapi negociatat në një kohë ku nuk kishte plotësuar asnjë kriter dhe ku 94 për qind e pushteteve ishin të përqendruara në duart e kryeministrit Rama.
“Shqipëria nisi negociatat e aderimit në një kohë kur nuk kishte plotësuar asnjë kriter përveçse gjeopolitikës. Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’ju ofrojnë të dhëna që mbështesin këtë që them. Shqipëria nisi negociatat kur të gjitha pushtetet, 94%, janë të përqendruara në një dorë”, tha ai.
Më tej Berisha u ndal në lidhjen e qeverisë me krijimin, ku u shpreh se mund të vijë një ditë që përfaqësuesit në Kuvend të karteleve të drogës, mes të cilave përmendi klanin Çela në Elbasan, mund të jenë pjesë e delegacioneve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në BE.
“Karteli Çela kryeson në trafikun e lëndëve narkotike, nga vendet e lindjes si Turqia dhe qarkullimi kontrollohet nga Elbasani. Pasojat, në delegacionin e radhës në BE mund të jenë përfaqësues të kartele, nëse ata e vendosin, pasi kandidatët e tyre kanë marrë shumicën e votave, ata caktojnë deputetët, drejtorët e policisë, pasi kanë lidhje me Ramën. Kryeministri që ju nga jashtë e shihni si zotëri që bën gjeste të bukura në samite, bën një jetë të dyfishte me takimet me vrasës dhe kartele”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Së treti, sipas Departamentit të Shtetit, qendra operacionale e organizatave kriminale të Europës, të Amerikës Latine dhe të Lindjes së Mesme është kthyer Shqipëria.
Shqipëria eksporton kriminelë dhe drogë.
Kartelet e drogës janë kaq të fuqishme sa ato e kanë në kontroll të plotë, portin më të madh të vendit, Durrësin.
Asnjë kg kokainë nuk kapet në këtë port, ndërkohë që antimafia italiane kap tonelata drogë dhe identifikon se tonelata të tjera kalojnë përmes Durrësit për të shkuar drejt Italisë apo Gjermanisë.
Karteli Çela kontrollon qarkullimin e heroinës nga vendet lindore, 70 përqind kalojnë përmes Elbasanit.
Elbasani është kryeqyteti i kartelit Çela dhe kontrollon të gjithë qarkullimin.
Tani cilat janë pasojat?
Në delegacionin e radhës në BE, në qoftë se këto kartele vendosin që përfaqësuesit e tyre të jenë pjesë e delegacioneve në Këshillin e Stabilizimit, në Këshillin e Europës dhe në agjencitë e tjera.
Pse? Sepse ato kanë qenë shumë aktivë gjatë zgjedhjeve.
Kandidatët e tyre kanë marrë shumicën e votave, njerëz tërësisht të panjohur, por ata caktojnë ministrat, caktojnë kandidatët për deputetë, caktojnë drejtorët e policisë sepse kanë lidhje të drejtpërdrejta dhe të forta me kryeministrin Edi Rama.
Personi që ju e shikoni nga jashtë si një xhentëlmen që bën disa gjeste shumë të bukura në samite, bën një jetë të dyfishtë.
Ai ka jetën e vet me kartelet, me trafikantët e drogës dhe me vrasës me të cilët takohet në zyrën e tij dhe gjithçka është e dokumentuar.
Tani, ne u jemi shumë mirënjohës PPE-së, partive simotra të qendrës e djathtë që kanë votuar 6 rezoluta brenda disa muajsh dhe thonë në thelb këtë që po u përcjell unë.
Dhe ju keni të drejtë kur thoni se cili është roli i politikanëve në një situatë të tillë.
Politikanët kanë për detyrë të ruajnë parimet, vlerat. T’i thonë të vërtetën shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar pavarësisht kërcënimeve dhe çmimit dhe të jenë shpresëplotë për një ndryshim në të ardhmen dhe për ndihmën e miqve.
Para një muaj, Agjencia Kombëtare e Prokurimit njoftoi me krenari se 96 përqind e prokurimeve bëhen nga shqiptarët. Në përkufizim në kundërshtim me MSA, kompanitë evropiane janë të përjashtuara.
Si përjashtohen? Përjashtohen përmes portalit e-Albania sepse u kërkohet të aplikojnë aty, e-Albania kërkon 38 ditë, kurse tenderat mbyllen për 34 ditë dhe jo 38 ditë.
Pra, më këtë situatë përballemi.
Prandaj qendra Martens dhe PPE po ndihmojnë fuqishëm kundër
Qëndrimi ynë ndaj kësaj situate të tillë dramatike është mjaft i vështirë./e.t