Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako vjen me një intervistë që ndez sërish debatin mbi prapaskenat e pushtetit dhe lojërat globale që, sipas tij, diktojnë fatin e figurave kyçe të vendit.
Me tone të forta, të mbushura me sinjalistika të qarta për një rend ndërkombëtar që komandon në prapaskenë, Z. Cako ngre siparin e një tabloje të errët për Ilir Metën, të cilin e cilëson të “djegur” nga loja politike, pasi refuzoi t’u dorëzohej skenarëve globalistë.
Më tej ai nuk ngurron të akuzojë dyshen Rama-Berisha si instrumente të elitave ndërkombëtare, të cilët, në mënyra të ndryshme, kanë goditur Metën për ta nxjerrë jashtë loje. Mes teorive tronditëse, emrave të mëdhenj si Soros, Bilderberg dhe globalistëve të padukshëm, Cako parashikon jo vetëm fundin politik të Metës, por edhe një qetësim të “zërit” të Berishës, që sipas tij është vetëm çështje kohe.
Konspiracionisti Cako nuk e sheh më Shqipërinë si një terren autonom politik, por si një satelit që sillet nën orbitën e fuqive të mëdha. Megjithatë, në këtë rrëfim të drejtpërdrejtë, nuk ka vend për iluzione, vetëm për të vërteta të pakëndshme që, sipas tij, politika nuk guxon t’i thotë me zë të lartë.
-Zoti Çako, a kemi të bëjmë me një përpjekje të Ilir Metës për të shpëtuar veten duke përdorur bashkëpunëtorët e tij si mburojë, apo është vërtet viktimë e një komploti të brendshëm dhe duke u bazuar në dosjen zyrtare për lobimin në SHBA, a po shkon ai drejt një fundi të pashmangshëm politik dhe penal, apo ende ka hapësirë për manovra ligjore dhe mbijetesë?
Ilir Meta ka qenë një lojtar që u ngrit nga rrethanat e brendshme në një moment kur PS ishte në krizë dhe luftë individësh që nuk kishte asnjëri lidhje me qendrat e globalizmit. Të vetmit politikanë që kanë lidhje me këto qendra janë Berisha dhe Rama. Berisha e ka mbyllur qysh më 2013 qerthullin e detyrave që i kishin caktuar globalistët por ai ende vazhdon t’u thotë atyre, ‘më lini akoma në fuqi se unë nuk ju kam zhgënjyer dhe nuk do t’ju zhgënjej kurë nëse do më mbështesni të rikthehem edhe njëherë’. Në fakt Berisha po i mërzit me zellin e tij të tepruar dhe po ju merr kohë atyre. Globalistët nuk e kanë tashmë Berishën një ‘reliable person’, por as armik, deri në këto momente. Sali Berisha është lidhur me klubin Bilderberger rret vitit 1980. Kurse Rama në fillim të viteve ’90 me vëllazërinë Soros. Nano dhe Meta nuk kanë pasur mbështetje nga qendrat globaliste.
Nano e kuptoi dhe u largua nga pushteti dhe politika për të mos u dukur si Don Kishot. Meta, i kthyer në një Sanço Panço që nuk e kuptonte çfarë është loja me zjarrin, nuk pranoi të largohej dhe globalistët me dy njerëzit e tyre në Tiranë, Ramën dhe Berishën, e goditën, së pari, me anë të sistemit të tyre të drejtësisë të kapur prej reformave sorosiane të pas vitit 2017. Rama & SPAK e burgosën, kurse Berisha e bllokoi atë për t’u bërë deputet më 11 maj. Këto lojërat e vogla mes miqve të Metës nuk kanë shumë rëndësi për SPAK dhe GJKKO. Meta do shlyejë, do paguajë dhe do zhduket nga politika për mundimin që ju ka shkaktuar globalistëve. Ky është plani i tyre. A do ta realizojnë dot? Të shohim.
-Në kushtet kur dosja “Partizani” ndaj Sali Berishës ka shkuar për gjykim, a është ky fillimi real i ndëshkimit të pandëshkueshmërisë në politikën shqiptare, apo thjesht një fasadë për konsum publik? Çfarë rrezikon Berisha…
Sali Berishës ju hap një çështje që s’ka gjykatë në botë ta dënojë sepse është një proçedurë normale ligjore. Atij dhe goditjet majtas, ju hapën çështjet për t’u dukur normale goditja e peshkut të madh të globalistëve që, siç e shpjegova më lart, ishte Meta. Sali Berishës do t’i shuhen akuzat deri sa ta marrë Perëndia në botën tjetër./Gazeta sot