Qeveria shqiptare ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të kryhet një proces trajnimi për qytetarët të cilët do të marrin detyra në administratën lokale.
Praktikisht, Mazniku do të jetë kryebashkiaku i Shqipërisë. Ai do të drejtojë këtë proces nëpërmjet një shoqate jofitimprurëse me bazë shtetërore, e bazuar në ligjin shqiptar për bashkitë e vendit. m.p.