“Vendi më i humbur në Shqipëri”, premierë në amfiteatrin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit historinë e një fshati që nuk gjendet në asnjë hartë, po ku banorët nuk heqin dorë nga ëndrra për ta kthyer në një atraksion turistik.

Një histori e lindur si komedi franceze, që mbart një mesazh serioz për dëshirën për të mos mbetur të humbur. Ajo vjen e përshtatur në shqip me të drejtën e autorit Jean-Pierre Martinez.

“Është komedi shumë e bukur, me surpriza. Vendasit duhet të vijnë se do të gjejnë veten, ndërsa turistët duhet të vijnë se do të shohin një realiteti shumë të bukur të vendit tonë.”, shprehet Andia Xhunga regjisore.

Alketa Tragaj, skenografe dhe kostumografe e shfaqjes, bashkë me ekipin e saj krijoi magjinë e skenës mbi rrënojat e amfiteatrit antik.

“Më duhet të falenderoj gjithë stafin e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, që kanë punuar në qiell të hapur për të ngritur një skenografi të tillë. Kemi pasur problemet tona gjatë punës, por në fund ia dolëm me sukses.”, thotë Alketa Tragaj, skenografe

E mirëpritur nga publiku, “Vendi më i humbur në Shqipëri” premton të udhëtojë edhe në qytete të tjera, duke kujtuar me humor dhe finesë se edhe vendet më të harruara mund të rizbulohen, nëse nuk humbasim shpresën. Shfaqja shënon premierën e dytë këtë vit për teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ të Durrësit. m.p.

Të fundit

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli...

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët të zbulonin se një gjen...

Vjosa Osmani: “Ju zbuloj kur mësuam veprimet e Serbisë në kufi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në...

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten. Përmes një njoftimi,...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Lajme të tjera

Web TV