Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur.
Shkresa e depozituar këtë të enjte nënvizon se dorëheqja është bërë nga kandidimi dhe si e tillë, emrat në listën e mbyllur kanë humbur të drejtën e përfitimit të mandatit.
Shkresa mbyllet me kërkesën që mandati t’i kaloj Adriatik Lapajt, si kandidati i renditur i pari me numrin më të lartë të votave në listën e hapur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka nisur një ‘luftë’ me distancë mes Lapajt dhe Endri Shabanit, pasi daja i këtij të fundit, i renditur në listë të mbyllur, ka kërkuar mandatin e deputetit, me pretendimin se nuk ka firmosur dorëheqje më parë. m.p.