Ngjela paralajmëron fundin e Ramës/ Ja gabimet fatale që po e çojnë drejt rrëzimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka lëshuar një paralajmërim të fortë për fundin politik të Edi Ramës.

Sipas tij, kryeministri nuk është më në kontroll të situatës dhe po udhëhiqet nga interesa të huaja ndaj vetë shqiptarisë. Ngjela deklaron se gabimet fatale të Ramës, nga ndërtimet në zona të mbrojtura te përçmimi ndaj doktrinës kombëtare, po e çojnë drejt një rrëzimi të pashmangshëm.

Ai thekson se “fijet po lëvizen në prapaskenë” dhe se janë forca më të mëdha se opozita ato që do t’i japin goditjen finale. Politika amerikane, sipas tij, e ka kuptuar lojën e Ramës dhe nuk do të lejojë më devijime nga interesi kombëtar shqiptar.

Ndërkohë Ngjela ngre alarmin se Shqipëria është në rrezik, por shqiptarët po zgjohen dhe nuk do ta tolerojnë më këtë udhëheqje. “Koha e Ramës ka mbaruar”, përfundon ai me tone të ashpra.

Ja reagimi i plotë avokat Ngjelës

“Mos mendoni fare që mllefi Rama është kundër ndërtimeve në Theth; mllefi i tij është kundër Shqipërisë; dhe kjo tani është e njohur edhe nga politika amerikane. Por asgjë nuk i bën dot Shqipërisë Edi Rama, kurse  shqiptarët bënë gabim që e votuan. Ramës iu duk një gjë e lehtë antishqiptarizmi ala francez i tij; por e keni parë se si është katandisur fizikisht nga kjo? Eh, sa Ramëra ka kaluar shqiptaria dhe i ka zhytur në paqenie historike; aq të mira qofshin! Ku e dinë këta se çfarë është shqiptaria e ardhur nga Arbëria!

Kjo zotërinj; është një doktrinë sublime që vjen në 2000 vite rresht: nga Teuta e madhe e Arbërisë; ecën mes princave të mëdhenj të mesjetës në pesë shtete shqiptare; dhe vijnë tek Gjergj Kastriot Skënderbeu me Arbërinë e Madhe: dhe deri në ditët e sotme, me dy shtete Shqiptare – Shqipëria dhe Kosova. Por këta kanë besuar te historiografia e gënjeshtërt antishqiptare që tani është në rënie të plotë. Asgjë nuk do ti bëni dot Shqipërisë. Prandaj dhe Rama është mirë ti qëndrojë ligjit dhe moralit arbëror të popullit shqiptar;  sepse ata që drejtojnë Ramën sot; janë krejt të pafuqishëm ndaj shqiptarëve që me shqiptarinë e tyre ndërkohë janë në drejtimin e dy shteteve shqiptare.

Lexo edhe :  SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Prandaj Rama duhet t’i qëndrojë fort doktrinës së tij të Çamërisë se ka qenë i pari kryeministër shqiptar që e ka përmendur me atë forcë. Por Rama gjithashtu duhet ti qëndrojë edhe rritjes së marrëdhënieve juridike me Kosovën drejt reformimit dhe induktimit të shqiptarisë së lartë si doktrinë edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo është dhe duhet të jetë politika për shqiptarinë e re edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë, por edhe në Shkup. Se duhet të kujtohemi se: Austro-hungarezët që kërkuan Shqipërinë Etnike në vitin 1912 – 1913; Shkupin e kishin parashikuar si kryeqytetin e Shqipërisë Etnike. Por historia e goditi shqiptarinë me sllavizmin; ndërsa tani jemi ne shqiptarët që do ta marrim të gjithë shqiptarinë, me aleancën tonë të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na duhet të theksojmë se sot: Moraliteti i formimit real të shqiptarisë është i mbërthyer në historicizmin modern: dhe ky sot dihet që është në favor të shqiptarisë…”, shkroi dje Ngjela në rrjetet sociale./e.t

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV