Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të vrarë tre persona ndërsa mbeti i plagosur edhe famullitari, Ati Gabriel Romanelli.

Sulmi ka ngjallur reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa zyrtarë izraelitë e justifikuan ngjarjen si “një gabim në të shtëna”.

Gjatë telefonatës mes Trumpit dhe Netanjahut mësohet se ky i fundit ka deklaruar se sulmi ka qenë një gabim në objektiv.

Megjithatë, vetë Netanjahu ende nuk ka folur në vetë të parë për këtë ngjarje lëshuar një deklaratë të tillë, por zyra e tij ka lëshuar një deklaratë për mediat ku theksohet se ““Izraeli pendohet thellësisht për sulmin ndaj Kishës së Shenjtë në Gazë”.

Deklarata, e cila nuk lëshohet nën emrin e kryeministrit Benjamin Netanyahu i shpreh mirënjohjen Papa Leones XIV, ndërsa thekson se “Izraeli po heton incidentin dhe mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta”.

Deklarata vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Netanyahu ra dakord për një telefonatë me Presidentin e SHBA Donald Trump për të reaguar me një deklaratë duke theksuar se sulmi ndaj kishës ishte gabim në objektiv.

I pyetur se cili ishte reagimi i Trump ndaj sulmit izraelit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Leavitt u përgjigj: “Nuk ishte një reagim pozitiv. ”/kb

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV