Apatia që po e sfilit vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në përgjithësi me ligjërimin deri cfilitës përditor të Berishës; zhgënjimi dhe boshësia që vjen nga vonesat dhe amullia e sistemit të drejtësisë, shtuar me aksionet e stërlodhshme të Ramës ndaj informalitetit po përcillen me një apati të madhe në vend. Stina e nxehtë e favorizon edhe më shumë për faktin se është stina më e vështirë e vitit, ndërsa shpresa e ndryshimit tashmë duket se është tejet i largët.

Zgjedhjet kanë pak javë që kanë mbaruar. I vetmi referim gjysmë objektiv është viti 2030, vit i mëtuar i integrimit të Shqipërisë, por që kap deri elementë grotesku, kur në ditët tona po përflitet deri për ekzistencë të kësaj status quo të BE-së dhe rrezikun gjithnjë e më të afërt të luftës. Ndërkohë apatia ka kapur çdo segment të së përditshmes, ndërsa situata në vend dhe sidomos tollovia e drejtimit nga PS-ja dhe papërgatitjes për shumë problematika të administratës së saj tregojnë se gjërat janë të vështira për t’u ndryshuar.

Studiuesit e lidhin termin “apati” sidomos në Evropën Lindore me shumë elementë kompleksë, të cilat janë të ndikuar kryesisht nga faktorë historikë, shoqërorë dhe politikë. Lajm i mirë është se nuk konsiderohet si tipar universal, por është përgjigje ndaj realiteteve tona specifike, ku tek ne ligjërohet sepse Berisha është prej 35 vitesh në fokus të Shqipërisë post ’90, kurse Rama nga viti 1998 (27 vjet) është prej gati katër mandatesh. Sëbashku, janë aktorët dhe protagonistët kryesorë politikë-shoqërorë të vendit. Duke pasur parasysh trashëgiminë e historisë së socializmit; zhvillimet ekonomike në vend, në disa momente që e ccuan vendin në zgrip; dhe mos arritjen e objektivave nga politika për demokracinë (ende s’kemi zgjedhje të pranuara), apatia tashmë është një reagim fare i arsyeshëm ndaj këtij realiteti. Dhe, pavarësisht njëfarë rritjeje ekonomike, e cila shikohet në vendet tona në Ballkan; pabarazitë e të ardhurave dhe mundësive janë të mëdha; kurse lodhja e publikut për lëvizje sociale ka përcjellë në një frustrim dhe ndjenjën që po e përjetojmë të gjithë se përpjekja individuale është fare e kotë. Nuk ndryshon asgjë. Ky realitet është fat vetëm i qeveritarëve dhe njerëzve pranë tyre që nuk i ndahen protagonizmit dhe që po ndikojnë t’i zbrazin vendet e tyre. Duke nisur me Shqipërinë dhe Kosovën, që dikur ishin krenare për popullsitë e reja në kontinent duke vazhduar me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Federatën e Bosnje Hercegovinës, tashmë ballkanasit garojnë për të ikur.

Lexo edhe :  T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Shqipëria e ka të gjallë trashëgiminë e autoritarizmit dhe këtë e shikon deri në diskursin e liderëve të partive që lapsuset Frojdiane u nxjerrin fjalë për fjalë shprehjet e komunizmit, tranzicionet ekonomike dhe ndjenja e pafuqisë përballë diçkaje që nuk ndryshon…po e lodh vendin. Por nuk “e kupton” as Rama dhe ca më keq dhe opozita, që pason vetëm veprimet e tij, pa asnjë ide të re, duke i shërbyer pak individëve./kb

Të fundit

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i qeverisë shprehet se do të...

Lajme të tjera

Web TV