‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri më tani ka vijuar me publikimin e fakteve që sipas PD tregojnë qartë se çfarë ndodhi më 11 maj.

E pyetur nga moderatori se kur do të ketë PD një analizë të shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, Zhupa tha se kjo analizë do të bëhet në muajin shtator.

Sipas saj, nuk mund të bëheshin në të njëjtën kohë dy proceset, edhe denoncimi i asaj cfarë ndodhi më 11 maj dhe analiza e brendshme në PD, pasi vëmendja do të fokusohej tek kjo e fundit.

“Është detyrë që ta demaskojmë, ashtu si është për shtatorin, që të kthehemi në analizën tonë të bnredshm, çfarë duhet të bëhet më mirë. Energjia do kanalizohej në situatën e brendshme, sesa tek farsa zgjedhore.

Deutetja demokrate Ina Zhupa duke u ndalur tek ajo çfarë pritet të ndodhë brenda selisë së PD në shtator, theksoi se nuk ka arsye të ketë “luftë shtrigash”, por duhet gjetur mekanizmi që i jep fitoren PD-së.

“Duhet të analizojmë kush është formula, kush janë njerëzit, modalitetet që na bëjnë  ne fitues dhe që na japin më shumë mundësi për të bërë një betejë të suksesshme elektorale edhe përballë një shteti elektoral, prandaj të dyja kanë rëndësi për të ecur”, tha Zhupa.

Ina Zhupa: Ka qenë gjithçka e vënë në përdorim për marrjen e votës. Është detyrë që ta demaskojmë, ashtu si është për shtatorin, që të kthehemi në analizën tonë të bnredshme, cfarë duhet të bëhet më mirë. Energjia do kanalizohej në situatën e brendshme, sesa tek farsa zgjedhore.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Analiza do të jetë e plotë dhe askush s’do ti shmanget asnjë lloj diskutimi, çdo gjë do të diskutohet me përgjegjësinë, jo për të bërë luftë se nuk fitojmë asgjë nëse bëjmë luftë “shtrigash” me njëri-tjetrin, por për të kuptuar kush është formula, kush janë njerëzit, modalitetet që na bëjnë  ne fitues dhe që na japin më shumë mundësi për të bërë një betejë të suksesshme elektorale edhe përballë një shteti elektoral, prandaj të dyja kanë rëndësi për të ecur.

Të jeni të sigurt se në Shqipëri edhe të kandidonte Donald Trump me mënyrën si organizoi zgjedhjet Edi Rama do të fitonte Edi Rama. Ishin kushtet e tilla që pamundësuan edhe shprehjen e vullnetit të qytetarëve, ndaj ne do duhet të kuptojmë dhe mekanizmat për ti luftuar dhe analizën tonë të brendshme, sepse dhe ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar,   kemi shumë mundësi më shumë të njerëzve opozitarë që ende nuk i janë bashkuar PD, të të rinjve, profesionistëve që mund të japin kontribut që mund të ndikojnë në ndryshimin e frymës   për shkak të situatës ku ndodhemi ku rezultati përfundimtar ankimohet në momentin e duhur pa u certifikuar, edhe sipas raportit të OSBE-ODIHR ka qenë një garë midis shtetit dhe PD./e.t

Të fundit

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

Lajme të tjera

Web TV