9 muaj në burg, Meta sytë nga Strasburgu, kërkon lirinë jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liria e Ilir Metës vijon të jetë në duart e drejtësisë shqiptare, por rikthimin e saj kryetari i Partisë së Lirisë e shpreson nga ajo ndërkombëtare. 9 muaj nga vendosja prapa hekurave, avokati i ish-Presidentit të Republikës u shpreh se janë në pritje të shqyrtimit të ankimit kushtetues, ku pritshmëritë i kanë minimale.

“Nuk kemi pritshmëri, presim vetëm ezaurimin e hapave ligjore për t’iu drejtuar më pas Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.

Krahas qasjes se klienti i tij po mbahet i burgosur pa prova, avokati akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po shkel hapat procedural në shqyrtimin e çështjes.

“E kishin harruar Presidentin në qeli, e kuptoni se çfarë vendi jemi, kishin harruar presidentin në qeli!”, tha avokati Cakrani.

Në këto 9 muaj izolimi, aktivitetin politik Ilir Meta e vijoi nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi, i cili thotë se katër parlamentarët e Partisë se Lirisë janë gati për betejën në shtator.

“Jemi më të motivuar se kurrë”, u shpreh sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi.

Çështja e Ilir Metës ka kaluar në gjykim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza, korrupsion pasiv, deklarimi ose mosdeklarimi i formularëve dhe pastrimi i produkteve të veprave penale.

Të fundit

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Lajme të tjera

Web TV