‘Na duhen njerëz të ditur’/ Rama: Shqipëria s’ka nevojë për juristë, mund t’i eksportojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi janë me shumicë dhe shtoi me ironi se edhe mund t’i eksportojë.

“Për juristë nuk ka nevojë Shqipëria, ka plot dhe i teprojnë, mund t’ia japin edhe Ballkanit dhe mund ti eksportojë dhe kontinenteve të tjera. Shqipëria ka nevojë për ata që përgatit UBT, se njësoj si Evropa e gjithë bota, përballet me ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit, motin ekstrem, humbjen e ekosistemeve që ndikojnë bujqësinë, furnizimin me ujë dhe biodiversitetin dhe këto janë të pa ndashme nga jeta jonë.

Me anëtarësimin në BE numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT është shumë më i madh se ai i juristëve duhen profesionistëve që të dinë për çfarë bëhet fjalë, si ti rimodelojnë zhvillimet. Mungesa e ujit, konfliktet për burimet po kthehen deri në konflikte midis shteteve. Janë mbi 2 mld njerëz që përballen me etje. Bujqësia konsumon 70 % të ujit të ëmbël ndaj bota flet për menaxhim të zgjuar të ujit. Politika për ujin për të shmangur kriza konflikte. Janë tema që janë pjesë e axhendës së punës së universitet Boku dhe UBT.

Siguria ushqimore, çështje të inovacionit dhe teknologjisë të lidhura me fshatin dhe zhvillimin. Pa fshat, s’ka qytet, pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti, ndaj na duhen njerëz të ditur për të gjithë teknologjinë që ka nisur të hyjë me shpejtësi të madhe, për satelitët, dronët, kërkimet për të dhënat. Jemi në kohë, por jemi në zgrip të kohës. Fatkeqësitë natyrore dhe menaxhimi i rrezikut…smund ta tejkalojmë një fatkeqësi se i ka fajet qeveria se nuk ka pastruar kanalin. Duhen dije të reja, struktura dhe forca të reja, duhet gjithmonë e më shumë kapaciteti I shteteve për zgjidhjet e integruara ndërdiplinore, që bashkojnë shkencën, politikën, njohjen e territorit. Pa asnjë diskutim cfarë po bëjmë ne, stafi drejtuar nga Bardhi e të tjerë, së bashku me pedagogë të Bokut është mbjellja e një territori me fidanë të rinj të dijes edhe të profesioneve dhe natyrisht që ky territor ka nevojë për forcat e reja që duhet të trokasin në derën e UBT.”, u shpreh Rama./E.T

Të fundit

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si...

“Furtunë” largimesh tek Partizani, pas Gegës jep dorëheqjen edhe Drejtori Teknik

Partizani nuk gjen qetësi. Ende pa kaluar 24 orë nga dorëheqja e papritur e ish teknikut Skënder Gega, ditën e sotme ka qenë edhe...

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA informon Trump: Emri yt është në dosjet e Epstein

Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, e ka informuar presidentin Donald Trump gjatë pranverës se emri i tij shfaqej në dokumentet...

Pjerin Ndreu: Partitë e vogla si futbollistët, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike e ditëve të fundit. Mosmarrëveshjet mes “Shqipëria Bëhet” dhe...

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri ka shënuar një rritje alarmante gjatë vitit 2024. Të paktën sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV