Paketa e Maleve/ Mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve të tyre në zonat malore.

Ministri i Pushtetit Vendor, Arban Mazniku, ka treguar të gjitha hallkat se si do të funksionojë Paketa e Maleve dhe si mund të marrët statusi për të investuar, që do quhet “statusi i poseduesit jo pronar”.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Mazniku tregoi se deri më tani, që është faza e parë e këtij programi, kanë shprehur interes mbi 1800 aplikantë.

Sipas Maznikut, kjo fazë e parë do të jetë e hapur deri në mesin e muajit Shtator.

“Kemi më shumë se 1800 aplikantë të cilët kanë aplikuar për të shprehur interesin. Kjo shprehje interesi do ndihmojë bashkitë për të caktuar zonat që do quhen zona për zhvillim malor. Do kenë një status të posaçëm. Pra faza e parë e këtij procesi do jetë deri në mesin e Shtatorit. Bazuar në këtë proces, bashkitë do t’i sjellin në Këshillin e Ministrave, do miratohet në Këshillin e Ministrave, më pas brenda kësaj zone do ketë mundësi të aplikohet me të gjitha parametrat e paketës së maleve brenda 3 kollonave kryesore. Kollona e parë ka të bëjë me mundësinë e një personi që të investojë në një pronë që është e tija, t’i japë statusin e posaçëm bashkia që quhet statusi i poseduesit jo pronar. Me këtë status të posaçëm, pasi kalon statusin e apelimit nëse ka një ankesë, merr këtë status, i jepet e drejta për të aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, dhe pasi bën këtë zhvillim i jepet mundësia që tokën të cilën e kishte të vetën por për arsye s’kishte mundësi ta merrte, i jepet mundësia ta blejë për 1 Euro. Të gjitha bashkitë e vendit janë super të interesuara që të kenë sa më shumë bujtina, agroturizme. Po të jenë të gjithë, vetëm mirë bëjnë”, deklaroi Mazniku.

Lexo edhe :  Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

Sa i përket ligjit për bashkëpronësinë, ministri i Pushtetit Vendor theksoi se bëhet për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e banorëve nëpër pallate.

“Ligji për bashkëpronësinë është ligj i ri për mënyrën si administrojmë struktura të përbashkëta. Ky është një ndër problemet thelbësore të shtetit tonë. Një person teksa është pronar i apartamentit të tij, është edhe i shkallëve, tarracës, ashensorit dhe siç ka të drejta ka dhe disa detyrime, e duhet t’i gëzojë të dyja këto. Ashtu si ne kemi përgjegjësi të lyejmë shtëpinë, të riparojmë kuzhinën, ashtu kemi dhe përgjegjësi për pronën e përbashkët”, tha ndër të tjera Arbjan Mazniku./E.T

Të fundit

1914 – Austro-Hungaria ultimatum Serbisë, ndezet fitili i Luftës së Parë Botërore

Pas atentatit të 28 qershorit 1914 në Sarajevë, ku u vra arkiduka Franz Ferdinand – trashëgimtari i fronit austro-hungarez...

Berisha: Të nisin hetimet për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit Ilir Meta

Sali Berisha foli sot edhe për gjendjen në paraburgim të aleatit të tij, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur prej 21 tetorit...

Gjoba e FSHF për incidentet ndaj Serbisë, reagojnë Tifozat Kuq e Zi

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka marrë një gjobë prej 161 mijë frangash dhe po ashtu mbylljen e 20% të kapacitetit të...

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillohet...

Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e...

Lajme të tjera

Web TV