Erion Veliajt i komunikohen akuzat në paraburgimin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në burgun e Durrësit, Erion Veliajt i janë komunikuar akuzat “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”.

Në burg u paraqitën këtë të mërkurë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e SPAK, të cilët i komunikuan kryetarit të Bashkisë Tiranë akuzat zyrtare të ngritura ndaj tij.

SPAK i ka komunikuar akuze edhe efektivit të policisë së burgjeve që i dha telefonin Veliajt teksa e shoqëronte nga paraburgimi i Durrësit në Apelin e Posaçëm. Efektivi është marrë i pandehur për futje të sendeve të palejuara në ambientet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat edhe bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës. Njëkohësisht SPAK ka zgjatur afatin e hetimit deri në 29 shtator.

Për llogari të dosjes “Veliaj”, SPAK i ka komunikuar akuzë edhe biznesmenit M. Lika. Sipas SPAK, Lika akuzohet për “fshehje të ardhurash”.

Komunikimi i akuzave ndryshon statusin juridik të kryebashkiakut, nga person nën hetim në të pandehur.

Gjatë së martës në SPAK u paraqit biznesmeni Elman Abule, një nga të hetuarit e dosjes “Veliaj”, të cilit ju komunikua akuza e “pastrimit të parave”. Abule shoqërohej nga avokatja e tij dhe në dalje nuk pranoi të komentojë.

Erion Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti. Në vijimësi ai ka bërë përpjekje për zbutje të masës, por pa sukses. Përpjekja e fundit e tij ishte në Gjykatën e Lartë dy javë më parë, ku nuk mundi të zbuste masës “arrest në burg”./e.t

Të fundit

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së...

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur...

E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij…

Spekulimet për rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e trajnerit po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Edhe pse emri i tij nuk u përmend...

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme”...

Inter humb durimin me Lookman, dalin dy pista të reja në merkato

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe...

Lajme të tjera

Web TV