Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”.

26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë koalicionin, “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Në këtë skenar, mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si kandidati më i votuar.

Por situata u tensionua kur Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, paraqiti kërkesë për të marrë mandatin. Sipas Shabanit dhe Kordhonit, kjo kërkesë bazohej në një deklaratë të mëhershme të Lapajt, i cili, sipas tyre, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.

Në bazë të marrëveshjes për “djegien” e kandidatëve të listës së mbyllur, Xhuveli ishte vendosur në vendin e katërt për të lehtësuar kalimin e mandatit tek lista e hapur. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve të ngritura nga pala tjetër, Adriatik Lapaj aktivizoi emrin e Xhuvelit, duke e parë atë si mundësi për të mos lejuar që mandati i vetëm i këtij koalicioni të kalonte te “Nisma Thurje”./e.t

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Lajme të tjera

Web TV