Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë mohuar nga Drejtoria e Burgjeve.

Në një reagim për Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ drejtoria bënë me dije se Metës nuk i është shkelur asnjë e drejtë dhe se s’ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij te ‘313’-ta.

‘Z. Meta është në cilësinë e të paraburgosurit, aktualisht rri në dhomë vetëm dhe garantojmë që ndaj tij nuk janë shkelur asnjë të drejtë duke u bazuar në rregulloren e burgjeve dhe kodin e proçedurës penale. Ai në institucion nuk ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij sa i përket jetesës dhe banimit institucionin 313′, thuhet në reagim.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga kabina pa asnjë limit, ndërsa theksohet se të dënuarit mund të komunikojnë dhe me ‘Skype’.

‘Çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga gabina pa limit gjithashti sipas kërkesës së tyre ata mund të komunikojnë dhe me skype. Për këtë garantojmë ne si institucion me përgjegjshmëri të plotë’, thuhet në reagim.

lir Meta, është i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, qëndron në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Masa e tij e sigurisë është konfirmuar deri në Gjykatën e Lartë, ndërsa tashmë ish Presidenti shpresën e vetme e ka në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirimin për shkelje të të drejtave të njeriut. Së bashku me ish Ish-Presidentin Meta e pandehur për dosjet e dosjet e CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror është edhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi./kb

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV