“E kishim parë kundërshtarin”, Ilir Daja flet pas fitores: Ishim në nivelin e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Daja ka folur pas ndeshjes që Dinamo fitoi 2 me 1 në transfertën e Atletik Eskaldes.

Trajneri i dinamovitëve deklaroi:

“Që kanë ndeshje në këto kompeticione europiane, por si ekip ishte hera e parë që prezantoheshim. Vijmë në turin e dytë me shortin e UEFA-s, është gjë shumë e mirë. Do ishte më mirë nëse do kishim edhe dy ndeshje të tjera sepse nuk e kemi ritmin. Kemi përballë ekip që nuk duhet nënvlerësuar sepse dinë të luajnë mirë futboll. Në manovrën që kishin ishin të vështirë për t’i bërë presing lart. Na vjen mirë që pas kaq shumë vitesh mungesë, Dinamo rikthehet me fitore. Në shtëpinë tonë, edhe që e njohim kundërshtarin, duke respektuar 90 minutat e dyta, besoj që kemi nevojë të përmirësohemi. Ardhjet e reja kanë nevojë të përshtaten. Do luftojmë në të dyja planet, për merkaton, qoftë për këtë kompeticion dhe kampionati në Shqipëri.

E kishim parë kundërshtarin, ashtu si luajti brenda në Andorra në ndeshjen e turit të parë kualifikues, ashtu u prezantua edhe sot. Ndryshonte vetëm pozicionimi i numrit 4 në qendër të mbrojtjes dhe futja e numrit 6 nga starti. Nuk ishte problemi i nënvlerësimit të kundërshtarit sepse e pamë që kishte manovër të konsoliduar. Mendoj ndoshta spostimet, ndoshta orari, duke u nisur nga fakti se ndeshja në 4, temperaturat të pranueshme, u ftilluam pjesën e dytë, reaguam. Atë që bëmë në pjesën e dytë ndoshta duhet ta bënim që në pjesën e parë, kjo ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit.

Kemi disa gjëra për të përmirësuar. Fillimisht ritmi i lojës sepse duhet në Europë të kesh ritëm tjetër loje. Është rezultat në favorin tonë, por nuk ka mbaruar asgjë. Kemi pasur edhe histori, pavarësisht se personalisht i kam pasur shumë pozitive, por kemi pasur edhe histori të veçantë që edhe me ekip nga Andorra jemi eliminuar me autogol. Shpresoj të mos përsëritet, do punojmë fort për të parë çfarë duhet të përmirësojmë në aspektin e lojës dhe për të startuar me formacion sa më të mirë.

Lexo edhe :  Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Mendoj se Itodo është potencial në sulmin tonë. Dyshe e frikshme me Zabërgjën sepse plotësojnë njëri-tjetrin. Beqja do kohën e vet të përshtatet sepse ka vetëm një seancë stërvitore me ekipin. Jemi kënaqur që i është afruar projektit tonë. Edhe lojtarët e tjerë do jenë javën tjetër, ata që do kenë formën më të mirë mund të jenë ata që do e startojnë. Në fund këto ndeshje nuk presin, janë me sistem eliminimi dhe duhet të jemi në maksimum”, u shpreh Ilir Daja./ D.C

Të fundit

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke (analiza e thelluar)

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia organizoi paradën e...

SPAK mbyll hetimet, Vëllai dhe kushëriri i deputetit ndihmuan për vrasjen e Durim Bamit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda...

Lajme të tjera

Web TV