Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fejzo Subashi.
Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim, kanë vetëm një akt të ndershëm për të bërë: Të japin dorëheqjen. E para se nuk bënë dot atë që duhet të bënin, për të cilën u votuan. Duhet të japin dorheqien, jo për të kënaqur ata që i votuan, por për të respektuar ata që i votuan , si dhe gjithë popullin e Kosovës, në vend dhe në diasporë, pse jo edhe gjithë kombin Shqiptar, që me dhimbje dhe turp po ndjekin farsën që luhet në sallën që dikur ishte simbol i shpresës.
Zotërinj deputetë, nuk jeni ju Kosova. Aq më pak Shqipëria. Kosova nuk është e juaja dhe në shërbim të interesave, por ju jeni qytetar të Kosovës dhe në shërbim të kosovës, ku as kërkush nuk ju kërkoj me zor të bëheshit deputet.
Kosova dhe Shqipëria kanë qenë shumë përpara se ju të ekzistonit dhe do të jenë edhe kur emri juaj të mos kujtohet më. Ashtu siç nuk e ndalët lindjen e tyre, nuk do pengoni as rritjen e tyre.
Fatëkeqësiaht fal jush ajo që po ndodh sot në Parlamentin e Kosovës nuk është krizë politike. Është shfaqje e ulët, një telenovelë e turpshme, ku personazhet nuk luajnë për interesin publik, por për pazaret e radhës. Një vend që ka dhënë mijëra dëshmorë, një komb që ka sakrifikuar gjakun, jetën dhe pasurinë, nuk mund të përfaqësohet nga qasje që e trajton mandatin e deputetit si ofiq personal, si trofe mes miqsh, apo si biznes familjar.
Ju silleni me mandatin sikur të ishte karta e biznesit të ndonjë klani, apo më keq akoma, sikur të ishte çmim për shërbime që nuk kanë lidhje me interesin publik. Nuk e meriton Kosova këtë fyerje. Nuk e meritojnë qytetarët këtë përbuzje. Nuk e meriton sakrifica e UÇK-së të përdhoset nga ky nivel mediokriteti dhe arrogance.
Po, ju mund të keni diploma, universitete, shkollime të panumërta. Por çfarë vlere kanë ato, kur nuk keni gjënë më të shenjtë që duhet të ketë një përfaqësues: dashurinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë për vendin e vet. Të duash Kosovën nuk do të thotë të flasësh për të, por të sakrifikosh për të. Të punosh për paqe, për drejtësi, për përfaqësim dinjitoz. Ju, fatkeqësisht, jeni shumë larg kësaj.
Kosova nuk është shërbëtore e mandateve tuaja. Është amanet. Nuk është peng i pazareve tuaja. Është betim.
Nëse nuk jeni në gjendje të bëni një Parlament funksional, atëherë bëni aktin më të ndershëm që mund të bëjë një njeri që e do vendin: hiqni dorë. Jepni rrugë të tjerëve. Ka plot bij e bija që nuk presin dekorata për të marrë përgjegjësi, që nuk bëjnë pazar me idealin, që nuk e përbaltin flamurin e lirisë.
Sa më parë të ndaloni këtë lojë fëmijësh me fatin e një shteti, aq më mirë për fëmijët tuaj dhe për të ardhmen e këtij vendi. Sot po tallet Serbia, nesër do t’ju përbuzë historia.
Tiranë më 26.07.2025./kb

Të fundit

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025,...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Skenë si në filma!/ SHBA, përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një...

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin mundësinë të shtiren sikur punojnë...

Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

Auron Tare Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit. Restaurimi i...

Lajme të tjera

Web TV