Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se çifti Meta-Kryemadhi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Gjatë intervistës në “Edicionin e Fundit” në ABC News, avokati tha se Meta ka përfituar nga postet e tij dhe pasuritë e vendit i kanë shfrytëzuar dhe i kanë privatizuar.

Ndërsa komentoi dosjen për “Metat”, avokati nënvizoi se kanë tre vepra penale të rënda dhe nisur nga kjo dënimet janë 12 vite burg për secilin prej tyre ndërsa shtoi se ka edhe një sërë kallëzimesh të tjera që mbeten për tu parë.

“Kanë tre vepra penale që janë të rënda. Këto vepra penale si korrupsioni pasiv, pastrimi i parave të pista, fshehja e të ardhurave, nuk janë më poshtë se 12 vite burg për çdonjërit nga këta.

Po ju them se janë vetëm për këta sepse ka një sërë kallëzimesh të tjera. Pas dërgimit të çështjes në gjyq, pavarësisht se ka ikur me leje avokati i tij. Nuk dua ta fyej por ai nuk di nga ta nisë ta lexojë atë dosje.

Çështja do shkojë te gjyqtari i seancës paraprake brenda muajit dhe ai gjyqtari afatin maksimal e ka një muaj dhe Ilir Meta me Monika Kryemadhi, por edhe me Fatimen do të përgjigjen”, tha ai./E.T

Të fundit

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Lajme të tjera

Web TV