A e përballim dot Kodin e ri Penal?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben  Andoni

Për njerëzit e qeverisjes ky stad me Kodin e ri Penal mëtohet se është udha drejt Bashkimit Evropian i sistemit të ri të Drejtësisë. Më saktë: Kali i Betejës së Shqipërisë për BE dhe krenaria e mbetur e Ramës përballë realitetit të hidhur të demokracisë në vend. Për publikun në mënyrën sesi e kanë përballur personalitete dhe grupe interesi, të cilët shërbejnë si indikatorët e parë të cilësisë, është më shumë se shqetësues. Drafti i ri i Kodit Penal i prezantuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, më 25 korrik 2025 dhe i referuar nga z. Rakipi, pretendon ta zëvendësojë cilësisht Kodin e vitit 1995. Si mbrojtje të parë, hartuesit e këtij drafti pretendojnë se kjo ndërmarrje është pjesë e reformave të detyrueshme të integrimit evropian dhe përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire). Por masa e tij deri tani tregohet shumë zhgënjyese. Janë qindra nene që duhen konsultuar, ndërsa përditë referohen problematika te Kodi i ri Penal. Në njërën syresh, p.sh. mëtohet ta dekriminalizojë shpërdorimin e detyrës duke e cilësuar thjesht si kundërvajtje penale. Kur mendon që kjo “kundërvajtje” është kancer për vendin atëherë bindesh se Kodi Penal ka nevojë për thellime.  Ndërkohë që “shpërdorimi i detyrës” konsiderohet deri më tani një vepër penale dhe kjo i ka trembur deridiku kundërvajtësit që nuk mungojnë. Shqipëria ka nevojë ulëritëse për përballjen e drejtë të individit me pronën dhe sidomos ata që kanë shpërdoruar, tjetërsuar ose kanë pushtuar me vetëdije prona, që të përballen para një ligji të ashpër. Ky është një nga problemet themelore, kur mendon të vdekurit e shumtë dhe malin me dosje në gjykata. Mos të kalosh tek media, që e bën anemike dhe pa zë përballë pushtetit, pa marrë parasysh se edhe tani në këto dekada demokracie po bjerret për herë e më tepër. Dhe duke vazhduar me shumë e shumë problematika që tregojnë se hartuesit e njohin pak realitetin shqiptar dhe lënda duket si e përkthyer por jo e krijuar nga studime me analiza mirëfilli shkencore. Janë kushedi sa e sa nene që kanë pasur një përballje të ashpër nga specialistë dhe që nga Kryeprokurori i vendit dhe duke vazhduar me Kryetarin e Avokatëve dhe specialistë të tjerë që vazhdojnë të referojnë se ky kod mbart shumë probleme.

Lexo edhe :  Shqipëria përballë krizës së së vërtetës - Një reflektim qytetar

Një Kod Penal tregon referimin dhe reagimin e një shoqërie, në një kohë të caktuar, përballë të keqes dhe gabimit që do të thotë se për të duhet të mobilizoheshin përveç juristëve dhe antropologët, sociologët, mësuesit, Akademia e Shkencave, matematicienët (për ndërtimin e variableve të ndryshme), specialistëve të fushave të ndryshëm të policisë, ekonomistët, politikanët etj. Do të ishte ky korpus që të tregonte nivelin intelektual të vendit në dekadën e tretë të shekullit XXI dhe referimin real se cilat penalitete e dëmtojnë më së shumti Shqipërinë dhe hierarkinë e tyre.

Opozita ndërkohë ka përballë një betejë të vështirë intelektuale për të treguar me referime reale dhe debate konstruktive, mbështetur në kapacitetin e specialistëve të saj, recensën e këtij Kodi të ri Penal, që në fakt e drobit mendimin, përditmërinë dhe konfuzon publikun, si edhe të bëjë një vështrim profesional të një projekti madhor që do u shërbejë të gjithëve. A do munden? Shtatori do të na tregojë realisht këto kapacitete./kb

Të fundit

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë. "Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë...

Berisha publikon denoncimin e Fatos Nanos për të akuzuar Ramën

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e ish-kryeministrit...

Lajme të tjera

Web TV