Prona, mjete, orë e bizhuteri luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e grupit kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prona, motorë, ora e bizhuteri luksoze janë disa nga pasuritë që SPAK i ka sekuestruar një grupi kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë. Bëhet fjalë për një hetim pasuror që SPAK ka nisur për drejtuesin e grupit dhe 5 të afërmit e tij, të cilët ishin edhe anëtarë të bandës së vjedhjeve në Belgjikë, ku rezultojnë edhe të dënuar.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H. Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës  për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal”, njoftoi SPAK.

Pas hetimit pasuror, SPAK ka dalë ka dalë në konkluzionin se ky grup nuk i justifikonte pasuritë duke vënë në sekuestro 9 prona të paluajtshme, një subjekt tregtar me emrin “Guard Security”, 3 mjete dhe 3 motorë, si dhe rreth 10 mijë euro. Në goditjen e radhës nuk kanë munguar as sendet luksoze: janë bllokuar plot 53 orë dore dhe mbi 35 bizhuteri, si edhe 32 monedha ari, të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e zhvilluar jashtë vendit. Po ashtu, janë bllokuar edhe pajisje elektronike që përfshijnë laptopë, iPad dhe kamera profesionale.

Lexo edhe :  Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

SPAK thekson se një pjesë e këtyre sendeve me vlerë ishin sekuestruar më herët gjatë kontrolleve në banesat e të hetuarve, në kuadër të një kërkese për ndihmë juridike të ardhur nga autoritetet belge.

Operacioni për sekuestrimin e pasurive u ekzekutua nga Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Pasuritë e sekuestruara
Pasuri të paluajtshme: 9
Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)
Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)
Shuma monetare:
Euro: 77,360 €
Lekë: 2,055,000 lekë
Paund britanik: 1,150 £
Orë dore të markave të ndryshme: 52
Bizhuteri: mbi 35 copë
Monedha ari: 32
Pajisje elektronike: 15
Laptopë: 2
iPad: 5
Kamera/aparate fotografike: 8

Të fundit

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV