Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fejzo Subashi

Zoti Dumani,
nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë, apo nuk më pëlqen mua… Përkundrazi, mua dhe kolegëve na pëlqen shumë nisur nga profesioni dhe na ndihmon në punën ton, por institucioni  që drejtoni dhe Ju,  jeni në krye të një organi akuze, çka do të thotë se përfaqësoni vetëm njërën anë të peshores së drejtësisë. Dhe kjo është arsyeja pse çdo dalje e tepërt publike jo vetëm nuk ju ndihmon, por e dëmton edhe staturën tuaj, sidomos anën e peshores edhe institucionin që përfaqësoni. Aq më keq kur, me apo pa dashje, e ktheni këtë institucion në simbol të gjithë drejtësisë shqiptare.
Kjo është e rrezikshme. Sidomos në një vend ku, për fatin tuaj të keq, mbi 50 për qind e shqiptarëve janë me diplomë juridiku dhe të paktën teorikisht, dinë ta dallojnë rolin e akuzës nga ai i mbrojtjes dhe vendimmarrjes gjyqësore. E thënë thjesht: ju jeni palë, jo drejtësia vetë. Në një proces penal, jeni njëri krah i balancës, jo gjykatësi, jo e vërteta absolute. Kjo si do që të jetë finalja edhe në krahun e akuzës e implikon e paragjykon dhe e shëmton atë.  Por me sa duket, mes vetëkënaqësisë, efurisë së pushtetit dhe ndoshta edhe nën presion, të brendshëm apo të jashtëm, SPAK-u i drejtuar prej jush ka rrëshqitur në një zonë ku shumëkush ndjen zhgënjim. Në vend që të ndërtonim një mekanizëm të ri dhe të besueshëm drejtësie, kemi përfunduar në një eksperiencë të dështuar, që e pranon apo jo ambasadori, kjo për mua pak rëndësi ka, por qytetari shqiptar tashmë e ka kuptuar. Nuk më shqetëson koha e humbur, as anashkalimi i problemeve, por objekti dhe rëndësia e këtyre daljeve dhe përballjeve publike e sidomos mediatike?  Dhe në fund, çfarë kemi? Pas një buje mediatike e ndërkombëtare, të arrestuar që në fillim bëjnë përshtypje të madhe, por në fund përballen me akuza qesharake dhe madje tallëse. Më e keqja në finale shikojmë vendime për dënime qesharake , ku me njëherë lind jo paragjykimi por përfundimi; për këtë u bë gjithë kjo zhurmë dhe luftë!!  Më e rënda është kur institucioni juaj, që paguhet sa frëngu pulën, sipas deklarimeve tuaj,  kërkon kallëzime “me prova”. Po për çfarë ekzistojnë atëherë Byroja Kombëtare e Hetimit, struktura hetimore dhe gjithë logjistika e SPAK-ut? kërkoni vetëm kallëzime me prova të gatshme, atëherë dërgojini me postë në gjykatë. Nëse denoncuesit, mediat, kallëzuesit përveç konstatimeve do kishin edhe përfundimin e hetimit, përse do jua sillnin ju kallëzimet, pale ato që ju duhet ti filloni kryesisht? E bëjnë më mirë postat dhe postierët, bile edhe më shpejt se shpërndarësit e fletëve të votimit në diasporë, për ti çuar në dyert e gjykatës.  Zoti Dumani, drejtësia nuk është spektakël. Dhe sigurisht, nuk është monolog. Nëse nënë drejtimin dhe menaxhimin tuaj do e bëni  këtë, nuk jeni më peshore, as anë peshor, por çekan./kb

Të fundit

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Shëndetësia në alarm/ Rikthehet sëmundja e frikshme që dikur zhduku miliona njerëz

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se...

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht 1940, heshtja e një lagjeje...

Lajme të tjera

Web TV