E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D italiane, është gjetur e pajetë në një pishinë gjatë një feste në një vilë private në Bagheria, pranë Palermos.

Sipas të dhënave paraprake, e reja dyshohet se ka rënë në ujë dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por konstatoi vdekjen. Karabinierët kanë nisur hetimet, ndërsa është urdhëruar kryerja e autopsisë.

Avokati i familjes, Gabriele Giambrone, ka ngritur dyshime serioze mbi versionin zyrtar: “Pishina ishte e vogël dhe vila plot me të rinj. Si ka mundësi që askush nuk e pa? Simona ishte me fytyrën përpjetë. Nuk është normale që të jetë lënë aq gjatë në ujë pa u vënë re.”

Ekipi i volejbollit ku ajo luajti deri vitin e kaluar ka reaguar me dhimbje. “Jemi të shkatërruar. Simona ishte një vajzë e ndritur, që donte sportin dhe jetën. Për të volejbolli ishte gjithçka,” – u shpreh presidenti Paolo Di Maggio./e.t

Të fundit

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Lajme të tjera

Web TV