Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar i presidentit amerikan, për tregun shqiptar mund të jetë një mundësi për të përfituar dhe jo një kërcënim. Alban Zusi, kreu i Shoqatës së Eksportuesve, thotë se fakti që Shqipëria ka një tarifë shumë më të ulët se vendet e tjera europiane që eksportojnë të njëjtat produkte, ky do të jetë një avantazh.

“Natyrshëm, kjo kosto e shtuar, nëse nuk amortizohet, padyshim që një efekt do të ketë. 10% tarifë nuk është pak. Por nëse shohim që të njëjtat produkte që ne eksportojmë do të tarifohen, jo me 10%, por në Gjermani do të jetë më shumë, ne do të jemi të favorizuar, natyrshëm që nuk do të impaktohemi. Tregu amerikan do të vijojë të ketë nevojë për produktet tona, pavarësisht kostos” – tha Zusi.

Zusi vijon më tej, kur thotë se edhe në rast se sipërmarrësit që janë të lidhur me tregun amerikan do të kenë efekte në vijimin e aktivitetit të tyre, për shkak të kostove të rritura, qeveria shqiptare duhet të mendojë si amerikanët, të mbrojë biznesin.

“Nëse ne do të paguajmë 10% tarifë, atëherë edhe importet amerikane do të paguajnë 10%. Këto para të mos arkëtohen në buxhetin e shtetit, por t’i jepen biznesit të prekur në formë subvencioni. Kur e bën Amerika një politikë të tillë për të mbrojtur ekonominë e saj, ne kemi nevojë disa herë më shumë, në disa sektorë dhe në disa produkte” – tha Zusi.

Shqipëria eksporton drejt tregut amerikan kryesisht bimë medicinale. Vlera totale e eksporteve arrin në 50-70 milionë euro./kb

Të fundit

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Lajme të tjera

Web TV