Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 viti 367 e.s.

Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht të re – vetëm 8 vjeç. Kjo lëvizje synonte të siguronte vazhdimësinë e dinastisë dhe stabilitetin e Perandorisë Romake Perëndimore. Gratiani lindi në Pannonia, një provincë romake që përfshinte edhe pjesë të Ilirisë, çka e bënte atë me prejardhje ilire.

Me kalimin e viteve, pas vdekjes së Valentinianit I në vitin 375, Gratiani mori më shumë pushtet dhe përfundimisht u bë perandor i gjithë Perandorisë Romake Perëndimore. Ai kishte mbështetjen e fuqishme të gjeneralëve romakë, si dhe ndikim të rëndësishëm në Perandorinë Lindore. Edhe pse i ri, ai arriti të mbizotërojë rivalitetet brenda familjes – përfshirë vëllain e tij më të vogël, Valentinianin II, si dhe xhaxhain e tij, që kishte ambicie të vetat për pushtet.

Graciani ishte mbështetës i fortë i krishterimit, në një periudhë kur Perandoria po largohej nga besimet tradicionale pagane romake. Ai refuzoi atributet hyjnore që më parë u ishin dhënë perandorëve romakë, duke u distancuar nga koncepti i perandorit si një figurë e shenjtë apo gjysmë-zot. Një nga veprimet e tij më simbolike ishte heqja e Altari i Fitores (Ara Victoriae) nga Salla e Senatit në Romë – një vendim që shkaktoi debat dhe zemërim të madh midis senatorëve paganë, të cilët e shihnin atë si një shenjë të rënies së traditave të lashta romake.

Në planin familjar, Graciani ishte i martuar me mbesën e Konstantinit të Madh, duke forcuar kështu lidhjet me dinastinë e një prej perandorëve më të famshëm të historisë romake dhe një prej figurave kyçe në kristianizimin e Perandorisë.

Graciani mbretëroi në një kohë të trazuar për Perandorinë Romake, e cila përballej me trysni të mëdha të brendshme dhe të jashtme. Megjithëse fillimisht ishte një figurë e fuqishme dhe reformuese, përfundimisht ai u tradhtua dhe u vra në vitin 383, pas një rebelimi të udhëhequr nga ushtarakët në Gali, të cilët mbështetën një rival tjetër, Magnus Maximus.

Lexo edhe :  Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Megjithatë, trashëgimia e tij historike mbetet e rëndësishme, sidomos për rolin e tij në kristianizimin zyrtar të Perandorisë Romake dhe për transformimin e statusit të perandorit në një drejtim më modest dhe të ndarë nga hyjnizimi pagan.

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Lajme të tjera

Web TV