Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania.

Por me qëllim vërtetimin e adresës së deklaruar, qytetari ka detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.

“Çdo kryefamiljar ka të drejtë të bëjë kërkesën për ndryshimin e vendbanimit apo saktësimin e vendbanimit, duke pasqyruar në portalin e-Albania një dokument certifikatë pronësie, kontratë qiraje, një kontratë hua-përdorje ose çdo dokument ligjor tjetër që vërteton vendbanimin e tij. Kjo kërkesë merret në shqyrtim nga ana e zyrës sonë dhe brenda 24 orëve, në rast se shohim një pasaktësi në dokumente, e njoftojmë online qytetarin që të plotësojë dokumentet e nevojshme dhe brenda 72 orëve, zyra jonë kryen veprimet për ndryshimin apo saktësimin e vendbanimit,” thotë Jurgen Qirici, përgjegjës i Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë Korçë.

Zyrat e Gjendjes Civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda tri ditëve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili është tashmë në fuqi, po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi që plotëson të gjitha elementet e adresës sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.

Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik./kb

Lexo edhe :  Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

 

Të fundit

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Lajme të tjera

Web TV