Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky jaht është prodhim i kantierit të njohur gjerman Lürssen, i cili njihet për standardet e larta të teknologjisë dhe luksit. Fillimisht i pagëzuar me emrin “Alibaba”, ai u porosit nga bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin.

Gjatë qëndrimit në Durrës, “Dragonfly” pritet të kryejë një furnizim prej 600 mijë litrash karburant. Procesi, që do të zgjasë rreth pesë orë, do t’i sjellë arkës së shtetit shqiptar afro 240 mijë euro, falë taksës së luksit mbi karburantin.

Çdo jaht që furnizohet në Durrës paguan 40 lekë për litër si taksë karburanti, një burim i drejtpërdrejtë të ardhurash për buxhetin e shtetit./kb