Ukrainë, tre persona vriten nga minat teksa notonin në plazhet e Odesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre notarë u vranë nga minat që shpërthyen në rajonin jugor të Odessa- s të Ukrainës në dy plazhe ku noti ishte i ndaluar, thanë zyrtarët rajonalë .

Guvernatori rajonal Oleg Kiper tha se një burrë u vra në Karolino-Buhaz, ndërsa një burrë dhe një grua tjetër u vranë pranë vendbanimit rural të Zatokës dhe në një zonë bregdetare pranë kryeqytetit rajonal.

“Të gjithë vdiqën nga pajisjet shpërthyese ndërsa notonin në zona të kufizuara”, tha guvernatori në një deklaratë. “Këto incidente vërtetojnë se qëndrimi në ujëra detare të pamonitoruara është vdekjeprurës!!!”

Rajoni i Detit të Zi është një destinacion popullor veror, por autoritetet i kanë paralajmëruar notarët të jenë të kujdesshëm, pasi minat janë shpërndarë pranë bregdetit që nga pushtimi i Rusisë.

Kiper tha se 32 zona janë shpallur të pasigurta për not, ndërsa 30 prej tyre janë në qytetin e Odesës./e/t

Të fundit

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin...

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Lajme të tjera

Web TV