Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale.
Kjo shpjegon edhe faktin se po të udhëtosh me avion dhe të shohësh mbi Shqipëri, sheh vetëm tym dhe zjarre mbi kazanë plehrash, mbetjesh, mbeturinash në ara e pyje. Ai e quan një “papërgjegjshmëri totale si shoqëri”.
Kështu shprehet Kreshnik Spahiu mbi ‘sindromën’ shqiptare apo fenomenin që e cilëson mesjetar.
“Kemi ligje për ambientin dhe mbetjet, madje po të kalosh me avion mbi Shqipëri, shikon vetëm tym, djegie mbetjesh në kazanë e sheshe, bahçe e fusha, sheh vetëm tym dhe zjarr. Por përderisa kemi deri në heqje lirie për ndotje ambienti, deri më sot ligji nuk ka gjetur në asnjë rast zbatim. Mblidhet Parlamenti, bëhet zhurmë deri në BE se kemi bërë ligj për ambientin e mburren, por nga ana tjetër vijon djegia e kazanëve e mbeturinave. Unë mendoj se ka një papërgjegjshmëri totale si shoqëri, që vjen si pasojë e mosrespektimit të ligjit dhe kuadrit ligjor, që në fakt është ligj europian, por që s’ka gjetur në asnjë rast ekzekutim. Djegia e kazanëve, një fenomen shqiptar në fshatra apo periferi qytetesh. Shifrat 90% të zjarrvënieve mendoj se vijnë kryesisht ngaqë nuk zbatohet ligji”, shpjegon ai. m.p.