50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e sipërfaqes. Nga 28 mijë e 748 km2 territor, vendi ka humbur mbi 50 mijë hektarë si pasojë e zjarreve këtë vit, shifër kjo sa 1.9 për qind e totalit. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se sipërfaqja e shkrumbuar deri më tani si pasojë e 93 zjarreve në pyje e kullota është më e madhja ndonjëherë.

Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon

Maqedonia e Veriut është shteti i dytë në Ballkanin Perëndimor për sipërfaqen më të madhe të djegur nga zjarret këtë vit me gati 26 mijë hektarë. Më pas renditen Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Kjo e fundit ka humbur vetëm 9 mijë e 792 ha me pyje e shkurre këtë vit.

Spanja është shteti me sipërfaqen më të madhe të djegur këtë vit me 148 mijë e 205 ha si pasojë e 200 zjarreve. Megjithatë, në raport me totalin e territorit prej më shumë se 50 milionë ha, sipërfaqja e djegur është vetëm sa 0.29 për qind e totalit. Rumania është shteti i dytë në Evropë për sipërfaqen më të madhe të djegur nga zjarret, 123 mijë e 816 ha, ndjekur nga Portugalia dhe Italia. Në raport me totalin, edhe këto shtete kanë pak sipërfaqe të djegur. Lista pasohet nga Greqia dhe Bullgaria.

Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 311 milionë euro.

Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon

Kjo edhe për shkak se Shqipëria sipas EUROSTAT ka numrin më të ulët të personelit, zjarrfikëseve dhe avionëve për shuarjen e zjarreve. /e.t

Të fundit

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes ajrore dhe raketore të integruar...

Aksidentohet ish-kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në shtetin amerikan të Nju Hempshajrit. Giuliani ishte pasagjer në...

Lajme të tjera

Web TV