Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Prej shumë kohësh Shqipëria ka një ngërç të spikatur të një angazhimi permanent apo një aksioni didaktik të një opozite të fortë dhe profesionale.

Opozitë, jo në aspektin retorik, thënë më shkoqur qëndrime në video, audio, apo shkrime kritike ndaj qeverisë dhe Edi Ramës. Por një opozitë e strukturuar në logjikën politike të fjalës është thuajse e padukshme.

Nuk ka funksionuar kjo opozitë, që në fillimin e marrjes së pushtetit të Edi Ramësn ë vitin e largët 2013. Në kuptimin që qeveria të ketë përballë një ekip politik të dedikuar një tip qeveri hije siç ndodh në çdo vend të perëndimit, që të zhvillojë e kryejë detyrën e një opozite politike kontestuese, por mbi të gjitha alternative. Duke sjellë kështu para syve të elektoratit, klasën e ardhshme politike që do të sfidojë politikisht dhe elektoralisht ekipin politik të qeverisjes së Edi Ramës.

Kjo nuk ka ndodhur për disa arsye, që nisin qoftë nga deficenca konceptuale apo ajo organizative, gjithsesi, problemi më i madh është thelbësori, kriza e identitetit të një opozite që humbi pushtetin në 2013.

Një opozitë, e cila e ka nisur udhëtimin e saj, jo si një rrugëtim i ri, por si një mekanizëm mbrojtje për dinosaurit e vjetër, që të mos preken nga “bing bangu” i pandëshkueshmërisë.

Opozita dele-dash e Sali Berishës së larguar për gjasme dhe e Lulzim Bashës si regjencë formale, bëri që struktura politike dhe intelektuale e kuaddrove të opozitës së re të ketë mungesë dhe vullnet forcash për të bërë betejën reale politike me socialistët e Edi Ramës.

Strategjia e dy mendjeve të opozitës, edhe pse ishin në brigje të ndryshme atëherë por jo sot; Sali Berishës dhe Ilir Metës, kishte si objektiv vetëm një plan A, pa pasur B, C e të tjerë. Ta rrëzojmë Edi Ramën dhe kaq. Por ky plan u hartua, duke pasur kujdes për të mbajtur larg çdo prurje të freskët që mund ta pasurnte politikisht opozitën politike të vendit.

E kështu u importuan zëra nga “kosmosi” që ndihmonin bombardimin në opinion të një fryme anti-Rama, e cila sipas tyre do të krijonte shtratin politik të një rrotacioni.

Lexo edhe :  Jakin Marena: Skenari i PD, në vjeshtë ‘guerrile’, në dimër...

Natyrisht që kjo krijesë politike e ngjizur me mend ppor jo konkretisht nuk do të lindte kurrë. Janë në kujtesën e publikut besoj që nga importimet e Kim Mehmetit nga Maqedonia e Veriut për të hedhur shiringat e virusit anti-Rama në opinion, e deri tek zëra të tjerë që pompoheshin në panelet e mbrëmjes, siç ndodh me sponsorizimin e postimeve në rrjetet sociale.

Shiringa që nuk ngjitën kurrë, ngase dukeshin si shi behari e jo një opinion politik i strukturuar opozitar. Duke bërë që në radhë të parë të mbahen larg njerëzit e shumtë që opozita reale e socialistëve i ka pasur dhe i ka me shumicë.

Ndaj dalja e zërave të tillë si Adriana Kalaja, apo edhe homologë mediatikë të saj që qarkullojnë në panelet me shumë dritat të studiove televizive ambulante, duke harxhuar kilovatët që të rinojnë protagonistët nuk ngjisin.

Nuk ngjisin në radhë të parë sepse vijnë si kontrabandë reale e koncepteve dhe mendimit real opozitar. Që Partia Demokratike i ka me shumicë dhe madje të kualifikuara në çdo fushë, që nga ekonomia, arsimi, turizmi, problemi i zjarreve, bujqësia, shëndetësia e të tjera e të tjera. Kompetentë që ushtrojnë profesionin e tyre pa pasur nevojë të punojnë e aguhen nga shteti e politika. Profesionistë në kuptimin e vërtetë të fjalës, që janë të aftë të japin kkontributin e tyre politik. Por askush nuk i afron, pasi nëse do të ndodhte atëherë opozita do të kishte një fytyrë të ndryshme nga ajo e doctor Berishës. Opozita që nga 2013, edhe listën e skuadrës së saj përfaqësuese e ka prezantuar në 12 të natës së afatit ligjor zgjedhor, ngaqë nuk ka dashur të ketë një përballje me popullin e saj, që me të drejtë aspiron që të jetë pjesë e ndryshimit e rotacionit. Ndaj gjallojnë ambulantët tip kalaja që këpusin mufka në 40 gradë temperaturë, a thua se kanë shpikur ujin e nxehtë…

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV