I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas, i cili iu ka çarë gomat pasi këto të fundit i kishin zënë vendin e parkimit.

Mësohet se shtetasi i cili tashmë është shoqëruar në komisariat, teksa është kthyer nga puna ka parë se vendet e parkimit para pallatit të tij ishin të zëna nga mjete të pa pajisura me pullë rezidenti, si fillim ai ka kërkuar ndërhyrjen e policisë së shtetit, këta të fundit e kanë pasur të pamundur të gjejnë drejtuesit e mjeteve dhe janë larguar.

Fill pas kësaj, ankuesi ka marrë thikën në banesën e tij dhe ka çarë gomat e tre mjeteve.

Sapo kanë konstatuar gomat e çara drejtuesit e mjeteve kanë denoncuar në polici dhe kjo e fundit ka shoqëruar agresorin për sqarime të mëtejshme./E.T

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV