E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sanço ishte kthyer në objektiv të merkatos të skuadrave si Napoli e Juventusi, me bardhezinjtë sidomos të cilët kishin kërkuar me ngulm lojtarin duke qenë vazhdimisht në kontakt me të. Por ata u tërhoqën pasi mësuan për kërkesat ekonomike të futbollistit, i cili ka një rrogë prej 15 milionë eurosh bruto në vit te Manchester United.

Ajo që ka bërë lëvizjen e duhur ka qenë Roma, e cila ka bindur lojtarin me një kontratë pesëvjeçare, duke i ofruar një rrogë fikse prej 4,5 milionë eurosh neto në vit, plus bonuse të ndryshme që e rritin atë në mënyrë progresive deri në 6 milionë euro në sezon. Sancho ka thënë “po” dhe pritet në Itali, ndërsa Manchester United është i lumtur që e sheh të largohet. Në arkat e “djajve të kuq” do të derdhen 23 milionë euro, për formulën e cila parashikohet të jetë një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit./ D.C

Të fundit

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Lajme të tjera

Web TV