Mediat spanjolle: Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka kushtuar një reportazh të gjatë turizmit në Shqipëri.

Media spanjolle shkruan se me më shumë se 400 kilometra vijë bregdetare, plazhe ende të shkreta, kuzhinë mesdhetare me një shpirt ballkanik dhe një pasuri historike të habitshme, Shqipëria ofron mundësinë për një eksplorim të veçantë.

“Bregdeti shqiptar mund të mos jetë më sekret për udhëtarët me më shumë përvojë, por ai ende i habit shumicën dërrmuese të vizitorëve.” Artikulli nis nga Kepi i Rodonit, ku Deti Adriatik shfaq gjithë bukurinë dhe shkëlqimin e tij. Për plazh rekomandohet gjiri i Lalzit.

Për ata që pëlqejnë jetën urbane sugjerohet Durrësi, i cili përveç plazhit të gjatë me rërë ofron edhe histori që daton 2600 vjet më parë me amfiteatrin e tij romak. Vlerësohet gjithashtu ushqimi, që ndërthur elemente tradicionale dhe europiane.

Revista spanjolle ndalet më pas në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku veçon biodiversitetin e mrekullueshëm. Rrugëtimi i gazetarëve vijon me Vlorën në jug, një pikënisje perfekte për Rivierën Shqiptare. Uji i kaltër dhe plazhet e shumta ofrojnë gjithçka që kërkojnë turistët, sipas medias spanjolle.

Himara dhe Ksamil janë destinacionet e radhës, për të cilat revista thotë se nëse termi “parajsë” mund të duket i ekzagjeruar, për panoramën që ofron nuk ka përkufizim më të mirë. Sugjerohen Gjiret e Gjipesë, Jalës dhe Porto Palermos.

Në fund, një vizitë në Parkun e Butrintit ofron një udhëtim të pasur në histori, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të plotë për çdo lloj vizitori./E.T

Të fundit

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Lajme të tjera

Web TV