RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 mln € për pagat e punonjësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi në vlerë prej mbi 2.5 milionë euro.

Transmetuesi i vetëm publik i Kosovës po përballet me krizë financiare, për shkak të mosalokimit të pjesës së dytë të buxhetit të tij vjetor.

Më herët gjatë së premtes, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, njoftoi se është arritur një modalitet ligjor që mundëson ndihmën financiare për transmetuesin deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kërkesën për kredi RTK-ja e kishte dorëzuar në Ministri të Financave.

Punëtorët e RTK-së kanë protestuar ditë më parë, duke kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar, pasi më shumë se 700 punonjës të transmetuesit publik ende nuk kanë marrë pagat e muajit korrik.

Buxheti vjetor i RTK-së kap vlerën e 8.9 milionë eurove.

Kriza financiare u shkaktua për shkak se transmetuesi nuk mund të marrë pjesën e dytë të buxhetit pa konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë pas zgjedhjeve të shkurtit. Kjo pasi, paratë RTK-së i jepen nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Më herët, organizata vendore dhe ndërkombëtare që merren me të drejtat e gazetarëve, por edhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për krizën financiare në RTK./e.t

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV