Pse është Al-Aksa një pikë e nxehtë dhune në konfliktin izraelito-palestinez?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhamia e njohur e Al-Aksa shtrihet në zemrën e qytetit të vjetër të Jeruzalemit, mbi një kodër e cila njihet nga hebrenjtë si Har ha-Bait, ose Mali i Tempullit, dhe për myslimanët në tërë botën si Al-Haram Al-Sharif ose Streha Fisnike.

Myslimanët e konsiderojnë këtë vend si vendin e tretë më të shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës. Al-Aksa është emri i dhënë të gjithë kompleksit dhe është shtëpia e dy vendeve të shenjta myslimane: Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa, e njohur edhe si Xhamia Kibli, e cila u ndërtua në shekullin e 8-të pas Krishtit, shkruan A2.

Kompleksi ka pamje nga Muri Perëndimor, një vend i shenjtë lutjeje për hebrenjtë, për të cilët Mali i Tempullit është vendi i tyre më i shenjtë. Hebrenjtë besojnë se mbreti biblik Solomon ndërtoi tempullin e parë atje 3 000 vjet më parë. Një tempull i dytë u shkatërrua nga romakët në vitin 70 pas Krishtit.

Izraeli e pushtoi këtë pjesë në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë me pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor dhe pjesët ngjitur të Bregut Perëndimor në një veprim që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Jordania, familja sunduese hashemite e së cilës ka kujdestarinë e vendeve myslimane dhe të krishtera, emëron anëtarë të institucionit Vakëfe që mbikëqyr vendin.

Pse është Al-Aksa një pikë kyçe në konfliktin Izrael-Palestinë?

Kompleksi Al-Aksa ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë për dhunën vdekjeprurëse mbi çështjet e sovranitetit dhe fesë në Jerusalem.

Sipas marrëveshjes dhe “status-quo” aktuale e cila rregullon zonën, të cilën Izraeli thotë se e mban, popullsia jo-muslimane mund ta vizitojë, por vetëm muslimanët lejohen të adhurojnë në kompleksin e xhamisë. Vizitorët hebrenj janë lutur gjithnjë e më shumë hapur në vend, në kundërshtim me rregullat, dhe kufizimet izraelite mbi aksesin e besimtarëve muslimanë në vend kanë çuar në protesta dhe shpërthime dhune. Sipas marrëveshjes së gjatë “status quo” që rregullon zonën, të cilën Izraeli thotë se e mban, jo-muslimanët mund ta vizitojnë, por vetëm muslimanët lejohen të adhurojnë në kompleksin e xhamisë.

Lexo edhe :  Dhitë zjarrfikëse/ Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët

Vizitorët hebrenj janë lutur gjithnjë e më shumë hapur, në kundërshtim me rregullat, dhe kufizimet izraelite mbi aksesin e besimtarëve muslimanë në vend kanë çuar në protesta dhe shpërthime dhune.

Përplasjet në vend në vitin 2021 kontribuan në nisjen e një lufte 10-ditore me Gazën. Në vitin 2000, politikani izraelit Ariel Sharon, atëherë udhëheqës i opozitës, udhëhoqi një grup ligjvënësish izraelitë drejt kompleksit të Malit të Tempullit/al-Haram al-Sharif. Palestinezët protestuan dhe pati përleshje të dhunshme që shpejt u përshkallëzuan në kryengritjen e dytë palestineze, të njohur edhe si Intifada e Al-Aksës. /e.t

Të fundit

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që...

Lajme të tjera

Web TV