‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video dhe foto që kisha postuar dje nga pasojat e zjarreve në Delvinë në një reportazh, ishte ripostuar sot nga Sali Berisha, i cili vinte alarmin për djegien e ullinjve dhe vreshtave. Pastaj, si zakonisht, edhe teoritë e tij konspirative, që ullinjtë i ka djegur Edi Rama se do bëjë resorte në pllajat e Delvinës.

Ka diçka thellësisht joserioze kur Sali Berisha merret me fatkeqësitë natyrore, dhe kjo ka të bëjë me dëshirën e tij që ato të jenë sa më të rënda dhe sa më të pariparueshme. E ka pasur këtë në çdo fatkeqësi natyrore që ka pasur vendi gjatë viteve të tij në opozitë. Por më flagrante ka qenë me tërmetin dhe pandeminë, ku çdo ditë dilte dhe ndillte zi, sikur nuk mjaftonte ajo që po ndodhte.

Dhe në të dyja rastet e humbi keq betejën. Madje, gati-gati, ato dy fatkeqësi – njëra natyrore dhe tjetra njerëzore – iu kthyen Edi Ramës në favor për mandatin e tretë. Nëse nuk do të ishte tërmeti dhe pandemia, Edi Rama do shkonte drejt zgjedhjeve me skandalet politike të viteve 2017 e 2018, që po e brenin.

Falë tërmetit dhe 1.3 miliardë eurove që arriti të mbledhë në botë, ai e ktheu fatkeqësinë natyrore në një shans politik të pazakontë, për t’u dhënë shtëpi shumë herë më të mira mijëra qytetarëve që u prekën nga fatkeqësia. Edhe pandemia po ashtu: guximi për të hapur vendin për të huajt në të vërtetë është pikënisja e bumit të turizmit që po jetojmë tani.

Por edhe sikur të mos ia kishte dalë, nuk do të ishte ndonjë përgjegjësi e madhe e tij.

Por e vërteta është se ato fatkeqësi iu kthyen në fat politik, mes të tjerash, edhe falë nekrofilisë së Sali Berishës që ndillte vdekje dhe tmerre çdo ditë.

Lexo edhe :  Karuseli i zërave për mocionin 'Berisha' të shtatorit

Tani e njëjta gjë po ndodh me zjarret. Ato kanë qenë një sprovë e vështirë për qeverinë dhe, falë Zotit që ndërhyri dy herë përmes shiut, janë shmangur tragjedi të mëdha që qeveria nuk do t’i përballonte dot.

Aktualisht, zona më e dëmtuar është Delvina dhe Gramshi. Dëmi më i rëndë dhe i pariparueshëm për momentin janë vreshtat dhe ullishtet. Por në tërësi, dëmet zënë një peshë të vogël në raport me fatkeqësitë e tjera natyrore.

Tani beteja e Berishës për të bërë politikë me këto dëme, përveçse është e bezdisshme, është edhe jo produktive, pasi thjesht i ngre topin Edi Ramës, duke e shfaqur si shpëtimtar të një beteje që nuk është dhe aq heroike. Janë më pak se 100 shtëpi të dëmtuara në gjithë vendin, disa objekte kulti – kryesisht kisha – dhe një program special për rinovimin e vreshtave dhe ullishteve.

Nuk është ndonjë sfidë që vë në provë qeverinë. Përkundrazi, i bën nder të duket më e aftë sesa është. Dhe kjo falë Sali Berishës, një njeriu që ndjehet mirë kur ka fatkeqësi./e.t

Të fundit

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

Lajme të tjera

Web TV