Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë i mori jetën tre shtetasve shqiptarë dhe la të plagosur dy të tjerë.

Sipas autoriteteve greke, një kamion u përplas me dy makina që ndodheshin të ndaluara në një radhë prej 600 metrash.

Pas goditjes, mjetet shpërthyen në flakë, duke shkaktuar karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërin prej automjeteve.

Viktimat e aksidentit tragjik janë:

Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë

Klarenc Kaçaj, 61 vjeç, banues në Dhrapetsona, Athinë

Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe

Një nga të plagosurat është Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe, e cila ndodhej në sedilen pas drejtuesit të automjetit. Ajo u shpëtua nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./e.t

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV