Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dje dokumentin, i cili ka në fokus programin e strehimit social, ku janë paraqitur edhe kriteret se si mund të bëhesh një përfitues i këtij programi. Agjencia për Media dhe Informim tha në një postim në rrjetet sociale se “kjo është një nismë e rëndësishme e qeverisë shqiptare, për të qenë sa më pranë shtresave më vulnerabël të shoqërisë dhe jo vetëm, të cilat mund të përfitojnë nga ky program strehimi”. Lista e plotë e kritereve të përfitimit ndahet në katër grupe. Si fillim, të jesh përfitues duhet të përmbushësh kriterin e kushteve të strehimit, nga ku në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që nuk disponojnë një banesë në pronësi, banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje, banojnë në banesa të mbipopulluara, rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore, familjet ose individët që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor, banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.

Së dyti, kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna, të moshuarit pa kujdes institucional, familje me më shumë se katër fëmijë, çfte me moshë të kombinuar deri në 60 vjeç. Së treti janë kushtet sociale, ku në bazë të të cilave përfitues me përparësi janë personat me aftësi të kufizuara, individët me statusin e jetimit, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë dhe të repartit RENEA,  punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, viktimat e dhunës në familje dhe të trafikimit, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, vajzat nëna, etj. Dhe së katërti, kriter mbeten kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohen familjet, sipas grupeve të të ardhurave të përcaktuara në ligj./e.t

 

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Lajme të tjera

Web TV