Trump: Do mbroj ajrin e Ukrainës, Putin është lodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për Fox News, deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të jetë “fleksibël” në negociatat për paqen dhe se vendimi për një zgjidhje i takon vetëm atij dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Janë ata që duhet të marrin vendimet. Le t’i lëmë të takohen”, u shpreh Trump, duke shtuar se “shpreson që Putin të jetë i arsyeshëm, përndryshe situata do të përkeqësohet”.

Në të njëjtën intervistë, Trump nënvizoi se SHBA nuk do të vendosë trupa tokësore në Ukrainë. “

Nuk do të ketë amerikanë në terren, e keni garancinë time si president,” theksoi ai. Megjithatë, ai la të kuptohet se mund të ketë një formë tjetër garancie sigurie për Ukrainën, “ndoshta përmes rrugës ajrore”.

Trump po ashtu përsëriti se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e NATO-s, duke shtuar se vende si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë.

“Nuk besoj se kjo do të jetë një problem i madh Putin është i lodhur, të gjithë janë të lodhur por nuk i dihet,” përfundoi ai, duke shtuar se “javët në vijim do të tregojnë nëse Putini është i interesuar për një marrëveshje”. m.p.

Të fundit

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht...

COVID po i bën gratë të plaken më shpejt se burrat/ Ja çfarë zbuloi studimi!

Infeksioni COVID-19 duket se shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut të grave, duke rritur potencialisht rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gratë e infektuara...

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

“Vende të treta të sigurta” në ligjin gjerman dhe evropian të azilit i referohen vendeve ku, sipas vlerësimit të qeverisë gjermane ose Komisionit Evropian,...

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024....

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

Lajme të tjera

Web TV