Në rrethin e Kukësit natyra ofron një sërë monumentesh të cilat të impresionojnë jo vetëm më madhështinë e tyre dhe vlerat shkencore, por dhe me pasurinë e bjeshkëve të pasura me vlera kurative.
Për të apasionuarit ndaj natyrës, Kukësi ofron destinacione të shumta për t’u vizituar, por bjeshkët, Liqeni i Kallabakut dhe Shtegu i Ngjyrave mbeten gjithmonë më të preferuarit nga turistët.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut Korab‑Koritnik.
Janë rreth 13 kilometra, pjesë e kullotave alpine ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore që të ofrojnë pamje të magjishme mes livadheve të gjelbra dhe luleve shumëngjyrëshe.
Ky shteg nis nga Novoseja apo Shishtaveci drejt fshatit Grykë Çajë dhe kalon përgjatë kufirit të tre shteteve, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.
Përgjatë shtegut mund të ngjitesh në Malin e Kallabakut 217 4m mbi nivelin e detit dhe mund të shohësh Malet e Sharrit që shtrihen që nga Kosova deri në Maqedoninë e Veriut.
Pjesa më e bukur e shtegut, e cila është dhe pjesë e High Scardus Trail, është pjesa nga Maja e Kallabakut deri në fshatin Grykë Çajë, një prej destinacioneve të preferuara turistike në Kukës.