Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analizë e La Stampa

Vetëm tre ditë pas samitit në Alaskë, Vladimir Putin u gjend përsëri në pozicion mbrojtës.

Ndërsa Zelensky dhe aleatët europianë kanë arritur të rikthejnë presionin mbi Moskën, Putini duhet të pranojë të takohet me presidentin ukrainas dhe të diskutojë mundësitë për të bërë kompromis territorial në Donbass.

Problemi kryesor është se Putini, ndryshe nga Trump, nuk njihet për fleksibilitet dhe shpesh insiston mbi qëndrimet e tij historike. Në samitin e Alaskës ai kishte sjellë dokumente që pretendonin të provonin se Rusia kishte të drejtë historike mbi Ukrainën. Por sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, i tha se SHBA-ve nuk u interesojnë pretendimet historike, duke e detyruar Putinin të pranojë të bisedojë me Zelensky-n, të cilin e konsideron “lider të paligjshëm”.

Sipas burimeve të France Presse, Putini ka shprehur interes vetëm për një takim me Zelensky-n në Moskë, propozim që u refuzua menjëherë nga Ukraina.

Konsulenti diplomatik i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se negociatat mund të kthehen “midis delegacioneve”, si në Stamboll, por tashmë Putin nuk mund të tërhiqet pa rrezikuar reputacionin.

Diplomacia e Trumpit preferon veprime të shpejta: ai vendos liderët përballë dhe improvizon.

Putin duhet të gjejë një propozim konkret ose të vendosë kushte të papranueshme, duke rihapur negociatat ndërsa trupat ruse avancojnë në Ukrainë.

Sipas analizave të qeverisë ruse, numri i ushtarëve të rekrutuar ka rënë ndjeshëm, nga 92 mijë një vit më parë, në prill-qershor 2025 janë regjistruar vetëm 37 mijë. Po ashtu, sanksionet europiane dhe kërcënimet e Trumpit kanë ulur eksportet e naftës ruse drejt Indisë. Këto e shtyjnë Moskën drejt një strategjie “shpëtimi”…

Edhe deklarata e papritur e ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov, që hoqi nga diskutimi çështjet territoriale të Donbassit dhe Krimesë duke thënë se lufta ishte për sigurinë e Rusisë dhe mbrojtjen e rusëve, tregon një mundësi për kompromis ose një përpjekje për të rikthyer negociatat mbi tema strategjike, përfshirë prani të mundshme të trupave europiane dhe garanci sigurie për Ukrainën sipas modelit të NATO-s.

Lexo edhe :  Dhitë zjarrfikëse/ Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët

Ky ndryshim tregon se situata e luftës dhe diplomacisë është e kompletuar dhe kërkon zgjidhje urgjente nga Moska, ndërsa presioni amerikan dhe europian po rritet./kb

Të fundit

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV