Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje me katër automjete dhe kanë punuar për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të rrezikut, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve.
Një pjesë e Shkozetit ka mbetur pa energji elektrike, si masë parandaluese për të shmangur pasoja më të rënda.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u izoluan dhe nuk u lejuan të përhapeshin në bizneset përreth.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. m.p.