Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut amerikan të fushatës, Chris LaCivita.

Berisha u shpreh se nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale dhe se të gjitha kostot janë mbuluar nga Partia Demokratike.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj konkret për faturën apo kohën e publikimit të saj, duke lënë në hije transparencën financiare të fushatës së 11 majit.

“Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD”, tha ai.

Berisha shtoi se KQZ ka shpërndarë formularë për deputetët që të deklarojnë shpenzimet dhe jo për partitë, ndërsa u shpreh: “PD ka një ligj, i cili përcakton aftin ligjor kur PD do deklaroj shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë”.

Berisha: Unë nuk them që nuk kam deklaruar. Deputetet po deklarojnë shpenzimet personale, sepse deputetët që kanë bërë fushata, kanë shpenzuar me dhjetëra, mijëra euro. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD.

Pyetje: Kur do e bej publike PD faturën ndaj Chris LaCivita?

Berisha: PD ka një ligj, i cili përcakton aftin ligjor kur PD do deklaroj shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë. Se cila është koha që përcakton ligji, këta nuk ta them. KQZ kam shpërndarë formularë për deputetet të deklarojnë shpenzimet, por jo partitë./ e.t

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV