PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Toni Drishti

Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës.

Ivi Kaso një ditë më parë propozoi që të merren të gjithë në analizë përveç Berishës.

I shpejtë ishte reagimi ditën e sotme i Belind Këlliçit, i cili, nga ana e tij, përsëriti atë që ka disa vite që e thotë: Berishës do t’i hiqet ‘non grata’. Vendosmëria e kësaj deklarate përgjatë një kohe kaq të gjatë, madje edhe pas raporteve të fundit të DASH-it, duhet thënë se nuk mund të kalojë pa një farë ‘admirimi’ për këmbënguljen dhe seriozitetin me të cilin e thotë artikuluesi.

Si për të mos mjaftuar kaq, Balliu i Ri është qartësisht më i qartë se të gjithë, ndërkohë që Bardhi e ka tejkaluar servilizmin duke u shprehur se nëse hidhet për diskutim neni ‘Basha’ ai do jetë kundër, sepse nuk ka qenë prezent kur është diskutuar për t’u vendosur në Statut. Përveç kësaj, pas përgëzimit publik që mori prej Berishës, i ka shtuar denoncimet e tij për ‘farsën zgjedhore’, duke risjell të njëjtat fakte dhe argumente të Berishës, por tani të thënë nga goja e Bardhit.

E kështu lista është e gjatë e të gjithë deputetëve të zgjedhur të PD-së, që, pavarësisht se nuk i bashkon asgjë me njëri-tjetrin, e vetmja pikë e përbashkët e tyre është besnikëria dhe mosprekja e Berishës.

Kjo mënyrë të diskutuari nuk e ndihmon as PD-në as të ardhmen e saj politike.

Mumifikimi i një figure si Berisha në krye të PD-së, i cili vijon i shpallur ‘non grata’, i provuar që jo vetëm nuk e fuqizon dot PD-në, por i vërtetuar më 11 Maj se nën drejtimin e tij kjo forcë politike do të ketë vetëm hemoragji dhe tkurrje, por edhe nën shpatullat e krusura ca nga mosha biologjike dhe ca nga dertet politike, e defaktorizon PD-në dhe opozitën, duke i bërë ato fasadë në një sistem politik që mbijeton edhe falë problemeve të mëdha që ka opozita në vend.

Lexo edhe :  "Trashëgimia i transformon Partitë tona nga Lëvizje në Lodhje"

Në vend të kësaj, PD-ja dhe opozita duhet të lexonte drejt votën e shqiptarëve dhe të bëhej mbrojtëse e interesave të njerëzve dhe jo gardiane e mbrojtjes së interesit vetëm të kryetarit të saj.

Nëse këta deputetë do ta vijojnë hipokrizinë e tyre deri në fund, aq më keq për PD-në, opozitën dhe shqiptarët.

Sot le të ngushëllohemi që do flasin e bëjnë kështu derisa Berisha të ndajë postet dhe funksionet në PD dhe mbase reflektojnë më pas./e.t

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV