Vrasja e ish-parlamentarit, Ukraina: Rusia e përfshirë, arrestohet autori i dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia është e përfshirë në vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas Andriy Parubiy, sipas autoriteteve në Kiev. Parubiy u qëllua për vdekje në qytetin perëndimor të Lvivit, ditën e shtunë dhe presidenti Volodimir Zelenski tha më herët gjatë se një i dyshuar ishte arrestuar. Ai e cilësoi këtë një “vrasje të tmerrshme’, që siç tha kishte ndikuar në sigurinë e një vendi në luftë.

“Dimë se krimi nuk ishte aksidental. Ka përfshirje të Rusisë. Të gjithë do të mbahen përgjegjës para ligjit”, pohoi kreu i policisë Ivan Vyhivskyi. Moska nuk ka komentuar mbi vrasjen, e as mbi sugjerimet se ishte e përfshirë në incident. Ndërkohë Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko njoftoi në platformën Telegram se autori i dyshuar ishte arrestuar gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyi në Ukrainën perëndimore.

Edhe pse nuk ofroi shumë detaje ai tha se krimi ishte planifikuar me kujdes, bashkë me planin e arratisjes.

Autoritetet sqarojnë se I dyshuari e kishte hequr veten si një korrier, dhe kishte hapur zjarr ndaj ish kryetarit të parlamentit në mes të ditës, duke qëlluar 8 herë me armë zjarri.

54-vjecari Parubiy, ishte pjesëtar i parlamentit ukrainas dhe ka shërbyer si kryetar kuvendi nga prilli i vitit 2016 deri në gusht të 2019-tës. Ai ishte një prej liderëve të protestave në vitet 2013-2014, që kërkoi lidhje më të ngushta me BE, e që çuan në rrëzimin e atëherë presidentit pro rus, Viktor Yanukovich. Ai ishte gjithashtu sekretar i Këshillit për Sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare nga shkurti në gusht 2014, periudhë kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

Të fundit

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

Lajme të tjera

Web TV