Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot.
Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t’u rikthyer në bashkëpunim me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin di sesi fitohet.
Ky operacion u mbyll për 10 milionë euro plus bonuse. Rabiot ka firmosur kontratë katërvjeçare, pra deri në 2029. Mesfusha e Milanit duket super e kompletuar me emra si Ricci, Jashari, Modric dhe tashmë edhe Rabiot. m.p.