Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar proceset e fundit.

Ai theksoi se reforma zgjedhore, e diskutuar që më parë, nuk ka favorizuar votën e lirë dhe përfaqësimin direkt të qytetarëve, duke e bërë atë një proces të kritikuar brenda partisë. Një tjetër sfidë, sipas tij, ka qenë vendosja e koordinatorëve të qarqeve, ku kontributi dhe produktiviteti janë parë si elementë kyç për të garantuar përfaqësim dhe efikasitet në zgjedhje.

“Që para një viti, mbi një vit kemi diskutuar që reforma zgjedhore nuk ishte në favor të votës së lirë dhe nuk ishte në favor të përfaqësimit direkt të njerëzve, që u bë në mënyrë biletarale. Më pas ne kemi diskutuar se si u vendosën koordinatorët e çdo qarku, kontributi është i rëndësishëm kudo, por edhe produktiviteti kemi thënë është i rëndësishëm, pra përfaqësimi dhe produktiviteti sepse në fund fare shkon për disa zgjedhje ku numërohet vota, pra ka një produktivitet që është numërimi i votave. I kemi thënë që shtatorin e kaluar.”

Alimehmeti shtoi se procesi i primareve duhet ndjekur me kujdes, pasi gabimet mund të krijojnë pasoja, qoftë të vogla apo të mëdha, ndërsa gjithmonë ka individë të pakënaqur. Ai nuk la pa përmendur edhe problematikat me forcat aleate, të lidhura me numrin, përfaqësimin dhe vendin e tyre brenda partisë.

“Procesi i primarave do të duhet të ishte ndjekur më saktë, e kemi thënë që në qoftë se bëhen mirë janë një vlerë e shtuar, por nëse nuk bëhen siç duhet do të krijojë pasoja dhe absolutisht që krijoi, të vogla, të mëdha. Gjithmonë ka njerëz të pakënaqur. Nuk dua t’i jap ngjyrim kësaj, por patjetër që problematika pati. Patëm një problematikë tjetër ndoshta me forcat aleate, me numrin e tyre, me përfaqësimin e tyre, me vendin e tyre” tha Alimehmeti./E.T

Të fundit

Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve...

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, në orën 09:30 minuta. Në Asamble do të strukturoret kabineti i ri qeveritar, i cili...

Rama: Vjedhja e ujit penalizohet me heqje lirie, krijohet “task forca” në nivel kombëtar

Kryeministri Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam suksesin me shërbimin me energjinë...

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

Lajme të tjera

Web TV