Ish-të përndjekurit, pesë dokumentet që nevojiten për të tërhequr paratë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon lista e ish-të përndjekurve politikë që duhet të plotësojnë dosjen për të tërhequr paratë e dëmshpërblimit.

Vendimi është marrë në javën e fundit të muajit gusht dhe përfituesit kanë tre muaj afat për të dorëzuar paketën e plotë të dokumenteve (sipas tabelës përbri). Vendimi në fjalë u dedikohet subjekteve jo parësore, pra trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë që përfshijnë dëshminë e trashëgimisë ligjore, certifikatën e vdekjes së ish-të dënuarit dhe të trashëgimtarëve të radhës së parë që nuk jetojnë më, certifikatën e trungut familjar, numrin e llogarisë bankare dhe një dokument identifikimi të vlefshëm. Në rastet kur trashëgimtari i radhës së parë ka ndërruar jetë, e drejta për përfitim kalon te fëmijët e tij, të cilët duhet të dorëzojnë të njëjtat dokumente. Por ligji është i prerë kur bëhet fjalë për trashëgimtarët e radhës së dytë: nëse ata nuk jetojnë më, e drejta e përfitimit nuk vazhdon më tej dhe pjesa takuese kalon në buxhetin e shtetit.

Ministria sqaron se çdo person që nuk arrin të përfitojë për shkak të mangësive në dokumentacion, ka të drejtë të aplikojë në fazat e mëvonshme, por jo më vonë se tre vjet nga momenti i publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. Për këstet pasardhëse, shpërndarja e fondeve do të kryhet mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara më parë, për aq kohë sa nuk ka kontestime nga familjarët, ndryshime të statusit të përfituesve apo revokime të prokurës së posaçme të përdorur për përfaqësim. Ky proces është pjesë e një skeme afatgjatë që synon të mbyllë një plagë të hershme sociale dhe historike, duke u dhënë trashëgimtarëve të ish të dënuarve politikë të drejtën për kompensim financiar, të cilën shteti shqiptar e ka njohur me ligj.

Lexo edhe :  Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë/ Rama jehonë lajmit

• Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar.

• Certifikatë vdekje origjinale për ish-të dënuarin politik dhe për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më.

• Certifikatë të trungut familjar origjinal (ku të figurojnë të gjithë trashëgimtarët) për ish-të dënuarin politik dhe të çdo trashëgimtari të radhës së parë që nuk jeton më.

• Numrat e llogarisë bankare në Lek për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

•Mjet identifikimi të vlefshëm (kopje ID-je, pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit./e.t

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV